Saviano: Gomorra? E kam shkatërruar jetën

Saviano: Gomorra? E kam shkatërruar jetën
“Unë e kam shkatërruar jetën time. Nuk mendoj se ishte e nevojshme të shkatërroja jetën time dhe të njerëzve të mi përreth për të kërkuar të vërtetën.

Mund ta bëja të njëjtën gjë, me të njëjtin impenjim, me të njëjtën kurajo por me maturi, pa i shkatërruar të gjitha.

Por në vend të kësaj jam treguar i vrullshëm, i nxituar dhe ambicioz”, ka thënë Roberto Saviano gjatë rrëfimit të tij të hidhur për gazetën spanjolle “El Paris”.

Dhjetë vjet pas publikimit të "Gomorra-s" dhe dënimit me vdekje të kamorrës Saviano nxjerr në pah në këtë intervistë dramën e tij njerëzore.

Kjo është përvoja e hidhur e një njeriu të detyruar të jetojë larg, në vende sekrete dhe çdo gjë që ndodh lidhet me pyetjen e vetme: A ja vlen barra qiranë? “Jo”, ishte përgjigja e shkrimtarit.

E di që kur e them këtë njerëzit do thonë: çfarë frikacaku. Ja vlen barra qiranë të kërkosh të vërtetën dhe ja vlen të arrish deri në fund, por duke u mbrojtur.

Jo të mos kesh mundësi të hysh e të dalësh kur është nevoja, të takosh njerëzit që do, pa pasur frikë nga hakamarrja e dikujt. Ndonjëherë e pyes veten nëse do të përfundoj në ndonjë spital psikiatrik”, thotë Saviano.

Ai bën të ditur se tanimë i duhen ilaçe qetësuese për të cilat nuk ka pasur nevojë më parë.

“Nuk abuzoj me to, por ndonjëherë është e nevojshme. Dhe për këtë nuk më pëlqen aspak dhe shpresoj të marrë fund sa më parë”, shpjegon Saviano.

Më tej ai thekson: - “ Drama ime e brendshme është kjo: - Mund ti kisha bërë të gjitha këto pa vënë në rrezik askënd. Ku është problemi këtu? Nëse ju keni një qëllim, të vërtetën , denoncimin, çdo gjë në jetën tuaj mund të kthehet në një përbindësh. Sepse të gjitha marrëdhëniet tuaja njerëzore dhe profesionale janë të orientuara për të arritur të vërtetën. Ndoshta në fund do të jetë diçka e vlefshme, bujare. Megjithatë jeta juaj nuk konvertohet në një marrëdhënie bujare por bëhet e tmerrshme”, përfundon Roberto.  

(b.tusha/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit