ROME- Roberto Saviano gazetari i njohur italian dhe shkrimtar poston në facebook një status për zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri. Duke shprehur solidaritetin me shqiptarët, Saviano thotë se  rezultati i këtyre zgjedhjeve është jetësor për të luftuar korrupsionin e Berishës dhe për të filluar një luftë të vërtetë organizatave mafioze shqiptare.
 
"Shqipëria është një vend shumë pranë nesh, fati i të cilëve është i lidhur ngushtë me atë të Italisë. Për Shqipërinë, nuk mund të thuhet kurrë “le ta lëmë mënjanë dhe të flasim më mirë për atë që ndodh në Itali” sepse Shqipëria është një shtet i lidhur ngushtë me kulturën historinë dhe gjeografinë në Itali.

Të dielën më 23 qershor u zhvilluan zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, një vend që është demokraci të re dhe në rrezik, Ndërsa po mbylleshin qendrat e votimit, pati të shtëna armësh në Laç dhe u vra një eksponent i qendrës së majtë. 
 
Socialisti Edi Rama, lideri i koalicionit të qendrës së majtë, në mbyllje të votimit tha se koalicioni i drejtuar nga partia e tij ishe “në rrugën e mirë për të marrë mandatet që kishte parashikuar” . Por menjëherë më pas, Sali Berisha, kryeministri në ikje, pretendoi fitoren duke mos njohur fitoren.  Rezultatet zyrtare i japin 57.7 % koalicionit të drejtuar nga Edi Rama kundrejt 39. 4  % koalicionit të drejtuar nga Sali Berisha.
 
Shqipëria, e cila në këto dekada të fundit ka ditur të transformohet, duke dalë nga diktatura e tmerrshme e Enver Hoxhës, është një shtet plot me talente e mundësi.
 
Rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe ndryshimi që shpresohet të sjellin me vete janë jetësore për të shëruar korrupsionin e Berishës dhe për të filluar një luftë të vërtetë organizatave mafioze shqiptare.

Është koha që ti lejojmë Shqipërisë të nisë transformimet që do ta çojnë në Eruropë. Solidarizohem me të gjithë lexuesit shqiptarë që në këtë orë janë të zënë në punë për të respektuar demokracinë. "


saviano

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)