Sazani me panele fotovoltaike, shpallet fituesi për impiantin e radarit dhe godinat

Sazani me panele fotovoltaike, shpallet fituesi për impiantin e radarit dhe godinat

Sazani

Në gusht të këtij viti, Ministria e Mbrojtjes njoftoi për një procedurë e cila synonte instalimin e impianteve fotovoltaike në ishullin e Sazanit që do të furnizonin me energji radarin.

Së fundmi u njoftua edhe fituesi që do të bëjë zbatimin e projektit të cilit i është lënë afat total prej 12 javësh për tre pika.

Oferta fituese ka një vlerë 11.1 milionë lekë, apo rreth 104 mijë euro. Referuar njoftimit parashikohen tre njësi për instalimin e paneleve.

Për projektin “Sistemin Fotovoltaik Sazan Godinat”: afati i zbatimit të kontratës është duke nisur nga data e fillimit të punimeve me përfundim brenda shtatë javëve.

Edhe për projektin “Sistemin Fotovoltaik Sazan Radari”, afati i zbatimit të kontratës afati është 7 javë, ndërsa për projektin “Sistemin e Ndriçimit Sazan” afati i zbatimit të kontratës është duke nisur nga data e fillimit të punimeve me përfundim brenda gjashtë javëve.

Projekti për Sazanin

Ministria e Mbrojtjes argumentonte pak muaj më parë se ky projekt do të garantonte një sistemit autonom me panele diellore në Sazan që ka si qëllim hartimin e infrastrukturës së furnizimit me energji elektrike gjatë ditës, nëpërmjet shfrytëzimit të energjisë diellore.

“Projekti fotovoltaik i cili do të instalohet në tarracat e godinave me anë të strukturave b/a dhe konstruksioneve metalike në Sazan në kontekstin e prodhimin e energjisë nga burime alternative për furnizimin e radarit të Sazanit.

Projekti, është i përbërë nga: Projekti i piketimit dhe planifikimi; Ndërtimi i strukturave b/a dhe metalike; Projekti i shtrirjes së kanalinave dhe linjave elektrike; Ndërtimi i Paneleve elektrike dhe Inverterave; Vendosja e baterive litium; Vendosja e paneleve diellore; Testim kolaudim” thuhet në dokument.

Në dokumente specifikohej se aktualisht konsumi mesatar i energjisë elektrike tek Radari është 5-7 kWh. Pozicioni dhe vendndodhja e godinave e bën një zonë shumë të favorshme për vendosjen e paneleve diellore.

Tarracat e godinave janë aktualisht të lira dhe të pashfrytëzuara. Sipërfaqja totale e godinave ka hapësirë të mjaftueshme për mbulimin me panele diellore, për nevojat e tyre vetjake.

Sipas Ministrisë, ky projekt ka avantazhe. Së pari, pozicioni gjeografik i zonës së Sazanit e bën një zonë shumë të favorshme për të shfrytëzuar ditët e shumta me diell për prodhimin e energjisë elektrike me një kosto shumë të ulët nga panelet diellore.

“Gjithashtu terreni shumë i favorshëm dhe me hapësira të mëdha të shfrytëzueshme bën të mundur prodhim energjie me një rendiment shumë të lartë. Emetimi i gazrave në hapësirë nga prodhimi i energjisë me anë të paneleve diellore është shumë i vogël.

Jetëgjatësia e madhe mbi 25 vjet e paneleve dhe nevoja shumë e vogël për mirëmbajtjen e bën këtë projekt shumë eficient dhe me leverdi” thuhej në dokument./Monitor

SI.E./S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë