Scarlett Johansson, befason me hijeshinë e saj

Scarlett Johansson, befason me hijeshinë e saj
Scarlett Johansson vazhdon te magjeps me hijeshinë e saj. E pranishme në edicionin e 47 të Golden Camera Awards, që u zhvillua në Berlin, Johansson pozoi në tapetin e kuq dhe konfirmoi se është në formën e duhur.
27- vjeçarja Johnasson kishte veshur një fustan të gjatë të zi, të kryqëzuar pas shpine, flokë të kapura të kombinuara me vathë argjendti, shoqëruar me një make-up të thjeshtë.
I vetmi “aksesorë” që mungonte pranë Scarlett Johnasson ishte i dashuri i saj i ri Nate Naylor. Kohët e fundit Johansson dhe Naylor janë fotografuar duke ngrenë një darkë romantike në New York. Një burim ka thënë për revistën Life & Style se ata ndiheshin mjaft rehat dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit. “Gjithçka ishte shumë spontane, ata nuk pushonin së qeshuri”, është shprehur ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm