Aktorja e njohur dhe e suksesshme Scarlett Johansson po xhiron skenat e filmit “Captain America 2”, por mendohet se do të jetë e përzgjedhura për të interpretuar rolin e Hillary Cliton në filmin “Rodham”.

Kjo gjë nuk është akoma e sigurtë, pasi pretendente për këtë rol janë dhe aktoret Jessica Chastain, Amanda Seyfried dhe Reese Wistherspoon.

Filmi “Rodham” do të jetë një biografi që do të bazohet në fazat e para të karrierës së ish-Sekretares së Shtetit në SHBA, kur ajo ka qenë avokate ne Uashington.

Sipas kritikëve të Hollivudit, "Rodham'' rradhitet mes katër filmave më të mirë që akoma nuk janë publikuar.

Tanimë na mbetet të presim nëse bukuroshja bjonde do të interpretojë në këtë rol apo jo.

(b.t/shqiptarja.com)