Shtetet evropiane të cilat imponuan kontrolle të përkohshme të kufijve në zonën Schengen  duhet të marrin masa që këto kontrolle të marrin fund  duke nisur nga nëntori është ky rekomandimi që jep Brukseli.

Austria, Danimarka, Gjermania, Suedia dhe Norvegjia në vitin 2015 kërkuan kontrollet në kufijte e tyre por këto masa zgjatën përtej kohës së lejuar.

Blloku i lejoi verifikimet në zonën  Schengen si përgjigje ndaj vërshimit të refugjatëve dhe emigrantëve në vitin 2015, edhe pse shqetësimi mbi ndikimin që do të kishte kjo lëvizje tek tregtia, ishte i madh. 

Brukseli kërkoi që kontrolli të ndalonte në fillim të 2016 por kjo ishte e pamundur.

“Ka ardhur koha që të merren masa konkrete dhe graduale në mënyrë që zona Schengen t’i kthehet funksionimit normal” u shpreh komisioneri evropian për  emigracionin Dimitris Avramopoulos.

Ai shtoi se kontrollet e jashtëzakonshme duhet të ishin për një kohë të caktuar, maksimumi për 6 muaj,Zona Schengen përfshin 22 shtete evropiane .Mbi një milion vetë hynë në Europë në vitin 2015, shumica në Gjermani.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com