Një përplasje e re ka nisur me Greqisë dhe Bashkimit Europian. Athina zyrtare i është përgjigjur në mënyrë të vendosur kritikave të Komisionit Evropian, mbi rolin e Shtetit Helen për krizën e emigrantëve.
"Ne kemi marrë disa angazhime. Dhe jemi plotësisht të gatshëm në lidhje me këto angazhime. Ajo që mbetet për t'u parë është nëse Evropa do të përmbushë angazhimet e saj ndaj Greqisë dhe drejt një problemi ndërkombëtar. Kriza e refugjatëve nuk është një krizë greke. Është një krizë europiane dhe ne duhet të gjejmë zgjidhje evropiane për problemet e Evropës ", tha Kryeministri grek Alexis Tsipras para gazetarëve.
Një ditë më parë Komisioni Europian tha se Greqia që po neglizhon seriozisht angazhimet për mbrojtjen e kufijve të jashtëm. Për këtë arsye, ekzekutivi europian, i ka dhënë ultimatum të qartë Greqisë.
Vendi ka tre muaj për të përbushur angazhimet për mbrojtjen e kufijve të jashtëm, përndryshe rrezikon pezullimin e përkohshëm nga zona Shengen.
“Shengen është një nga arritjet më të mëdha të Bashkimit Europian dhe duhet të mbrohet. Disa shtete anëtare i kanë kërkuar Komisionit Europian që të krijojë kushtet për të lejuar shtetet anëtare të zhvillojnë kontroll në kufijtë e tyre, për një periudhë maksimale dy vjeçare, në përputhje me rregulloren e Shengenit”, deklaroi Valdis Dombrovskis, zëvendëspresident i KE-së.
Redaksia online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com