Ditën e djeshme u përhap lajmi i ndarjes së çiftit të famshëm Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton.

Sipas mediave të huaja një ftohje dhe distancim mes tyre ka nisur më herët që në muajin Maj, ku u shfaqën me pushime në Kapri të Italisë.

nicole scherzinger, lewis hamilton

Gjatë shëtitjes së tyre ra në sy ecja e Lewis fare indiferent me duar në xhepa, gjithashtu edhe Nicole, e cila më afër po qëndronte me qenin e saj.

Një burim ka thënë për mediat e huaja se Nicole është mërzitur shumë nga ndarja dhe ndjehet zemërthyer.

nicole scherzinger, lewis hamilton

Ndarja e tyre ka lënë të befasuar shumë persona pasi vetëm disa ditë më parë Lewis u shpreh se kishte ndnërmend ti propozonte këngëtares bukuroshe për martesë.

Ata kishin një lidhje të konsoliduar prej pesë vitesh.

(b.t/shqiptarja.com)