Eurodeputeti Andreas Schieder, Raportues i Parlamentit Evropian për Shqipërinë komentoi edhe reformën në drejtësi. Ai tha se Shqipëria ka ndjekur mënyrën më radikale për të modernizuar sistemin e drejtësisë, ndërsa shtoi se SPAK është institucioni më i pavarur krahasuar me të ngjashmet edhe në vendet e tjera në Evropë.
“Shqipëria ka zgjedhur mënyrën më radikale për modernizimin e sistemit gjyqësor përmes vettingut. Vettingut i është dashur të punojë shumë. Deri më tani me 800 raste. Ka qenë process shumë i madh, dhe radikal që edhe ka kushtuar sepse u rrit rradha e çështjeve që duheshin trajtuar. Por besoj se Shqipëria tani është në momentin kur ka të rinj që hyjnë në sistem, tani duket rezultati. Plus pastaj që edhe të rinjtë që hyjnë në sistem u duhen treguar se cilët janë standartet e reja. SPAK është komplet i pavarur. Më i pavarur se institucionet e tjera të ngjashme në vendet e BE. Ka një nivel të lartë pavarësie, kjo shkakton shumë diskutime. Madje mësova se disa nga çështjet me të cilat merret SPAK varet edhe nga kushn preket nga këto çështje. Kam dëgjuar kritika nga disa nën hetim nga SPAK që e kritikojnë, që thonë se duhet të hetojë më shumë nga palët e tjera, partitë e tjera. Ne si politikanë nuk është puna të gjykosh çështjet, prandaj kemi ekspertë, prokurorë e gjyqtarë. Duhet t’ua lëmë atyre të bëjnë punën. SPAK nuk mjafton, çështjet duhet të shkojnë në gjykatë. Por ajo që duhet të shohim është që puna e SPAK ka një impakt, efekte për këdo tjetër se është e qartë se kushdo mund të procedohet, nuk ka rëndësi nëse je politikan, biznesmen, qeveritar, opozitar, ish qeveritar apo jo. SPAK mund të të procedojë dhe e mira është që të mos procedohesh. Por nuk duhet të kryesh asnjë lloj akti kriminal apo penal.”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Schieder: Shqipëria zgjodhi formën më 'radikale' për të reformuar drejtësinë! Jo show politik, të adresohen rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet










