Kancelari gjerman pritet të vizitojë Kinën, shkak shqetësimet për hapjen e tregjeve dhe të drejtave të njeriut! Do takojë krerët e shtetit

Kancelari gjerman pritet të vizitojë Kinën, shkak shqetësimet për hapjen  e tregjeve dhe të drejtave të njeriut! Do takojë krerët e shtetit

Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të bëjë presion ndaj Kinës për të hapur tregjet e saj dhe do të ngrejë shqetësime për të drejtat e njeriut javën e ardhshme në atë që do të jetë vizita e parë e një udhëheqësi të Bashkimit Evropian në Kinë që prej nisjes së pandemisë COVID-19. Gjatë vizitës së tij të një ditore në Pekin, Scholz do të takohet me Presidentin Xi Jinping dhe Kryeministrin Li Keqiang.

Vizita e cila përcaktuar për në 4 nëntor vjen në mes të një mosmarrëveshjeje të acaruar brenda koalicionit trepalësh të Scholz-it nëse duhet miratuar investimi kinez në një terminal në Hamburg, porti më i madh i Gjermanisë, të cilin Scholz po e kalon pavarësisht shqetësimeve të sigurisë të ministrave të tij.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane tha në një konferencë të premten se pikëpamja e Berlinit për Pekinin kishte ndryshuar, por ishte kundër "shkëputjes" nga ekonomia kineze dhe donte që Pekini të tregonte reciprocitet në marrëdhëniet tregtare.

“Gjermania do të diskutojë tendencat "autokratike" në Kinë dhe të drejtat e njeriut, "por edhe një sërë pyetjesh të tjera, rreth reciprocitetit, si në hapjen e tregjeve kineze për kompanitë evropiane dhe të tjera", tha zëdhënësi.

“Qeveria gjermane donte të takohej me organizata joqeveritare gjatë vizitës, por nuk ishte e qartë nëse kjo do të ishte e mundur”, shtoi zëdhënësi.

S.C/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh