Gjermania po shqyrton blerjen e një sistemi të mbrojtjes raketore për të mbrojtur veten nga një sulm i mundshëm rus, tha kancelari Olaf Scholz.
"Kjo është sigurisht një nga çështjet që ne po diskutojmë dhe për arsye të mirë," tha kancelari për transmetuesin publik Ard dhe cituar gjithashtu nga BBC kur u pyet nëse Gjermania mund të blinte një sistem mbrojtës si Kupola e Hekurt e Izraelit. Megjithatë, Scholz nuk specifikoi se çfarë lloj sistemi po shqyrton Berlini.
"Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se kemi një fqinj që është gati të përdorë dhunën për të zbatuar interesat e tyre," shpjegoi ai.

Lajmi kryesor:
Roman Abramoviç e konfirmon: Më helmuan gjatë negociatave! Zelensky: Gati të diskutojmë për neutralitetin, duam Italinë mes garantuesve të sigurisë! Çlirohet Irpini












