Ndryshimi i regjimit në Rusi nuk është “qëllimi i NATO-s, as i presidentit amerikan”. Kështu ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz, në kanalin televiziv Ard.
“Kam pasur mundësinë të flas në Shtëpinë e Bardhë dhe kemi diskutuar gjithashtu këto çështje”, shtoi ai.
Joe Biden tha në Varshavë të shtunën se homologu i tij rus Vladimir Putin "nuk duhet të qëndrojë në pushtet". Shtëpia e Bardhë siguroi menjëherë se zoti Biden nuk kishte bërë thirrje për "ndryshim regjimi", shkruan La Repubblica.
![]()
Lajmi kryesor:
Roman Abramoviç e konfirmon: Më helmuan gjatë negociatave! Zelensky: Gati të diskutojmë për neutralitetin, duam Italinë mes garantuesve të sigurisë! Çlirohet Irpini












