Scholz premton zgjidhje për krizën buxhetore

Scholz premton zgjidhje për krizën buxhetore

Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz është zotuar të martën se qeveria e tij do të punojë “sa më shpejt të jetë e mundur” për ta zgjidhur krizën e buxhetit, por ai ka ofruar pak detaje se si do t’i realizojë synimet për ta promovuar energjinë e pastër dhe ta modernizojë një ekonomi që është në vështirësi, raporton agjencia AP.

Një vendim i gjykatës i ka dhënë goditje buxhetit të Gjermanisë, duke e reduktuar për disa miliarda.

Scholz dhe koalicioni i tij duhet të vendosin se çfarë duan të heqin nga projektet e parapara me buxhetin e vitit të ardhshëm, pasi gjykata më e lartë gjermane vendosi që 60 miliardë euro financim për projektet të energjisë së ripërtritshme dhe lehtësime për konsumatorët dhe bizneset nga çmimet e larta të energjisë të shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës, shkelin kufirin e borxhit të vendosur me Kushtetutë.

Shkurtimet që duhet të bëhen vitin e ardhshëm, mund të ngadalësojnë edhe më tepër rikuperimin e Gjermanisë. Gjermania është ekonomia e madhe që po performon më së dobëti në botë.

“Gjermanët kanë nevojë për qartësi në kohë të paqëndrueshme”, tha Scholz në Parlamentin e Gjermanisë.

Ai premtoi se Qeveria nuk do t’i braktisë synimet për t’i reduktuar ndjeshëm emetimet e karbonit nga lëndët djegëse fosile, e po ashtu përqendrimin në politikat sociale. Scholz ka thënë se “do të ishte gabim serioz dhe i pafalshëm të neglizhohet modernizimi i vendit”.

Sa i përket reduktimit të shpenzimeve, ai ka thënë se vendosja e një kufiri në faturat e shërbimeve të konsumatorëve më nuk është i nevojshëm, pasi çmimet e energjisë kanë rënë. Por, ai ka thënë se Qeveria do të reagojë sërish nëse çmimet rriten.

“Kurrë s’do të ecni vetëm”, tha Scholz.

Reduktimet do të ndikojnë në nevojat për të investuar në burimet e energjisë së ripërtritshme të përballueshme si ato me erë, diell apo hidrogjen dhe të mbështetet prodhimi i baterive apo çipave kompjuterikë.

Kjo ka çuar që të bëhet thirrje për të liruar kufijtë e borxhit, sepse ato kufizojnë përgjigjen e Qeverisë ndaj sfidave të reja. Mirëpo, koalicioni qeverisës i Scholzit nuk ka dy të tretat që duhet për të kaluar këtë pa ndihmën e Kristian Demokratëve, të cilat e çuan në gjykatë këtë gjë.

Ekonomistët thonë se shkurtimet e shpenzimeve do t’i shtojnë sfidat me të cilat përballet Gjermania pasi Rusia ndërpreu gazin natyror të lirë me të cilën furnizoheshin fabrikat gjermane, duke shtrydhur kështu bizneset dhe duke rritur koston e jetesës për familjet, që tash paguajnë më tepër për energji elektrike.

Kushtetuta në Gjermani kufizon deficitet në 0.35 për qind të prodhimit ekonomik , ndonëse Qeveria mund të shkojë përtej nëse ka ndonjë emergjencë të cilën nuk e ka krijuar, siç ishte rastin me pandeminë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille