Kancelari gjerman Olaf Shulz duke folur nga Moska për krizën në Ukrainë deklaroi se Nato dhe Europa janë të bashkuara që një zgjidhje mund të gjendet, dhe nuk ka rëndësi sesa e vështirë kjo do të jetë. Duke folur në një konferencë për shtyp pas takimit në Kremlin me me presidentin rus Vladimir Putin, Shulz tha se të gjithë ne duhet të tregohemi të matur dhe të përgjegjshëm në veprimet tona dhe se integriteti territorial është i panegociueshëm.
Siguria mund të arrihet vetëm me Rusinë, jo kundër Rusisë. lufta është bërë e paimagjinueshme në Evropë dhe ne duhet të sigurohemi që ajo të mbetet e tillë. Bisedimet nuk duhet të arrijnë në një pikë të vdekur pa kthim
Ndërkaq presidenti Putin tha se Rusia nuk dëshiron luftë dhe ka paraqitur propozime për të negociuar, por sipas tij nuk ka pasur asnjë përgjigje konstruktive ndaj propozimeve të Kremlinit. Gjithsesi ai u shpreh se ka ende çështje të paraqitura nga NATO dhe SHBA që mund të diskutohen. Putin akuzoi Ukrainën për gjenocid në rajonin e Donbasit.
Po dëgjojmë edhe nga kancelari gjerman Olaf Scholz. Ai thotë se grumbullimi i trupave në kufirin me Ukrainën shihet si një kërcënim dhe është "i pakuptueshëm". Sipas mendimit tonë ajo që po ndodh tani në Donbas është gjenocid,
Putin e konsideroi Gjermaninë si partner kyç të Rusisë. Gjatë ditës ministri i Mbrojtjes së Rusisë bëri të ditur se një pjesë e trupave të vendosura në kufirin me Ukrainën, po tërhiqeshin. Por NATO tha se ende nuk ka asnjë të dhënë se ka filluar deshkallëzimi i pranisë ruse në kufirin mes dy vendeve.
SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1869
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Kontrolle të përhershme dhe dëbime në kufi’, CDU/CSU: Ata që s’kanë dokumente të vlefshme nuk do të lejohen të hyjnë në Gjermani
27 Janar, 13:47
-
Thoma Gëllçi: 80 Vjet pas Auschwitz-it: Elon Musk dhe shprehja "Këpucar, Rri tek Këpuca!
27 Janar, 09:09
-
27 Janari/ Të mbijetuarit e Aushvicit kthehen në kamp për 80-vjetorin e çlirimit! Udhëheqësit evropianë shqetësim për rritjen e partive të ekstremit të djathtë
27 Janar, 08:46
-
27 Janar, Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit
27 Janar, 08:40
-
Gjermani/ Fushata zgjedhore e AfD-së shoqërohet me protesta
26 Janar, 21:37
-
Gjermani, Elon Musk, fushatë për AfD-në! Në lidhje video në tubimin e ekstremit të djathtë: Mendoj se mund të vendosë gjithë fatin e Europës ose botës
26 Janar, 16:09
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Këshilltare e Migracionit në Manheim, flet për Report Tv, Julia Aliçka: Populli këtu në Gjermani është shumëngjyrësh, por forcat e djathta po marrin fuqi
24 Janar, 14:34
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
Ja se si vrasësi shtirret se është viktim…!
Përgjigju