SRTRASBURG- Martin Schultz rizgjidhet kryetari i Parlamentit Europian me 409 vota. Schulz bëhet kështu Presidenti i parë i PE që merr dy mandate. Ai ishte favorit favorit për të mundur tre kandidatët e tjerë, pasi kishte siguruar mbështetjen shumicës së eurodeputetëve.
Edhe Kryeministri Edi Rama ka përshendetur rizgjedhjen e Martin Schultz si President i Parlamentit Europian. Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se ky është një lajm i gëzuar.
“Martin Schultz është mik i mirë i socialistëve e progresistëve shqiptarë e gjithashtu mik personal,u zgjodh President i Parlamentit Europian”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Me 409 vota pro, eurodeputeti gjerman Martin Schulz është rizgjedhur si Presidenti i Parlamentit Europian. Schulz, pjesë e së majtës europiane u zgjodh në këtë pozicion si pjesë e një marrëveshjeje mes të majtëve dhe të djathtëve për ndarjen e posteve në BE. Sipas kësaj marrëveshjeje, Schulz qendron në postin e drejtuesit të Parlamentit Europian, ndërsa të majtët do të mbështesin kandidaturën e Jean-Claude Juncker në krye të Komisionit Europian.
Votimi për zgjedhjen e kreut të ri të PE, u bë i fshehtë ku nuk kanë munguar as kritikat. Shumë ekspertë argumentuan se nuk është normale që një institucion i cili mburret me transparencën të zhvillojë votimin në mënyrë të fshehtë për zgjedhjen e kreut të tij, çka ka lënë vend për mjaft spekulime. Edhe vetë kandidatët bënë një përjashtim kësaj here. Tre prej tyre ishuin nga e majta edhe pse ishte e djathta që fitoi zgjedhjet parlamentare europiane që u mbajtën në maj.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com