Schultz: Shtetet e BE nuk zbatojnë
 vendimet e marra për emigrantët

Schultz: Shtetet e BE nuk zbatojnë<br /> vendimet e marra për emigrantët
Presidenti i Parlamentit Europian  Martin Shultz ngre gishtin ndaj shteteve të Unionit Europian, përsa i përket problemit të emigrantëve. Në një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere della Sera” Schultz  kritikon vendimet e marra në nivel lokal.

Gjatë intervistës kreu i Parlamentit evropian flet për premtimet që vendet anëtare bëjnë, por që më pas nuk i përmbushin.

Është ky , për Schultz, problemi i menaxhimit të  krizës së migrimit ku ai pranon se nuk ka resurse adekuate dhe që sjell me vete rrezikun e  vendosjes së qytetarëve kundër njëri-tjetrit. Sipas tij ky problem shfaqet dhe në Itali, ku nga 40 mijë transferime të premtuara janë zbatuar vetëm 90 prej tyre.

 “Një statistikë tronditëse,-thotë Schulz,- por unë nuk jam i befasuar ". Shihet, shpesh   ngurrimi i shteteve evropiane për të respektuar marrëveshjet, të cilat parashikojnë dhe kërkojnë që  zhvendosja është sistematike dhe e detyrueshme , pavarësisht ndarjeve të qarta politike. Për më tepër, disa shtete  besojnë se mund të japin përgjigje kombëtare ndërkohë që kemi të bëjmë me një problem global.”

Intervistë dhënë për Corriere della Sera

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Dubai Elson Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit

Arrestohet në Dubai Elson Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit