Schulz jep dorëheqjen nga PE 
kandidat për kancelar përballë Merkel

Schulz jep dorëheqjen nga PE <br />kandidat për kancelar përballë Merkel
Martin Schulz jep dorëheqjen nga mandati i tij si President i Parlamentit Europian dhe tranferohet në Berlin.

Edhe kohë më parë kishin nisur të qarkullonin zëra se Schulz do të kandidonte për kancelar të Gjermanisë duke u përballur me Merkel ndërsa faktet sot po bëhen më konkrete.

Krahas këtij funksioni, thuhet se ai mund të zëvendësojë edhe ministrin e punëve të Jashtme Frank Walter Steinmeier i cili në shkurt do të bëhet president i republikës.

Nëse Schulz kandidon për kancelar, socialdemokratët e SPD do të organizojnë një fushatë elektorale me një nga njerëzit simbol të Bashkimit Europian, një simbol i qartë kundra populizmit antieuropian që po prek edhe shumë parti tradicionale.

Ndërsa kancelarja Angela Merkel zyrtarisht ka deklaruar se do të garojë për një mandat të katërt, partia SPD ende nuk ka dalë me një kandidat.

Por në Berlin është vënë re prezenca e Schulz në çdo takim të partisë e cila shpesh herë ka deklaruar se dëshiron të fitojë zgjedhjet.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari

Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari