Schulz me Nishanin: Nga ju presim
një reformim të thellë në drejtësi

Schulz me Nishanin: Nga ju presim<br />një reformim të thellë në drejtësi
Në takimin me presidentin Bujar Nishani, kreu i PE-së Martin Schulz është shprehur se nga Shqipëria pritet një reformim i thellë i sistemit të drejtësisë si dhe vendosja e një kulture evropiane të dialogut politik.

“Si kreu i shtetit dhe Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mbetem plotësisht i angazhuar për të bërë çdo përpjekje për realizimin cilësor dhe me ritmin e duhur të kësaj reforme kyçe për vendin”, është shprehur Nishani.

Presidenti i Shqipërisë Schulz informoi mbi përpjekjet për zbatimin e 5 prioriteteve, duke e u ndalur në veçanti në fushën e zbatimit të ligjit, dhe posaçërisht tek reforma në drejtësi.

Duke vlerësuar zhvillimin që ka njohur Shqipëria, Schulz ka shtuar se, dy ishin mesazhet që donte të përcillte nëpërmjet kësaj vizite: ndërtimi i demokracisë dhe ripajtimi.

Këto dy elementë, u shpreh presidenti i PE-së do të rrisin besueshmërinë dhe rolin e Shqipërisë si në rajon ashtu edhe në raport me Bashkimin Evropian.

Ndërsa për zhvillimet në rajon, Nishani tha se, Ballkani Perëndimor është sot është përpara një shansi historik për të ndërtuar mbi mentalitetet e përparuara të shoqërive tona dhe në të njëjtën kohë, Bashkimi Evropian ka një rol kyç në ndërtimin dhe inkurajimin e këtij realiteti pozitiv nëpërmjet proceseve respektive të anëtarësimit.

nishani-schultz
nishani-schultz 2

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)