Schulz në Tiranë: 2015? Shumë 
 shpejt për negociata me BE-në

Schulz në Tiranë: 2015? Shumë <br /> shpejt për negociata me BE-në
TIRANË - Pavarësisht deklaratave optimiste që vijnë nga qeveria shqiptare, hapja e negociatave nuk pritet që të ndodh gjatë këtij viti. Ishte vetë presidenti i Parlamentit Europian Martin Shulz, që duke folur pas takimit me kryetarit e parlamentit Ilir Meta tha se në muajt e mbetur të këtij viti hapja e negociatave është e vështirë. Nga ana e tij kryeparlamentari Meta tha se vendi po ecën në rrugën e duhur me reformat, ku prioritet mbetet ajo në drejtësi​

...

Marrëveshja qe Eurogrupi arriti me Greqine kete mengjes ka bërë që Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz të vizitojë Shqipëri me kokën nga Brukseli, aq sa kish menduar te mos niset drejt vendit tone. Por Shulz ka dashur të mos tregohet i “pabesë”... në vendin që traditë karakteristike të tijën ka pikërisht besën. Ndaj, ndërsa u arrit pakti i shpetimit per Greqinë, Shulz ka marrë avionin drejt Tiranës zyrtare për t’i treguar politikës shqiptare se është i besueshëm.
 
Pritjen e parë nga krerët e politikës shqiptare në Tiranë Shulz e pati me homologun e tij, kreun e Kuvendit Ilir Meta. Social demokrati i njohur për miqësinë e tij personale me eksponentë të së majtë shqiptare, lëshoi edhe disa batuta, se kishte synuar mbi 6 herë të vizitonte Shqipërinë, por për shkak të zhvillimeve i kishte anuluar në minutat e fundit.
 
“Jam nisur me fluturimin e orës 9:05 nga Mynihu për të ardhur këtu në Tiranë, ndërkohë që në orën 8:40 Këshillit Europian doli me konkluzionet e veta sa i përket gjendjes në Greqi. Ndërsa do merrja rrugën time për t’u futur në avion, nuk e kisha ende të qartë nëse do të vazhdoja të vija në Tiranë apo do duhej të kthehesha në Bruksel.  Kam ndërmjet shqiptarëve miq e të njohur dhe jo vetëm atje, por dhe miq e të njohur këtu në Shqipëri dhe shpresoj se edhe prania ime këtu, megjithëse e vonuar, shpresoj që të mos jetë shumë e vonuar, është një tregues i klimës pozitive dhe i miqësisë ndërmjet nesh. E kam planifikuar vizitën në Shqipëri, 5, 6 apo 7 herë të ndryshme dhe për arsye të ndryshme nuk ia kam dalë që të vij në Shqipëri më përpara. Ndërkohë, edhe sot në mëngjes situata ishte delikate. Megjithatë thashë që duhet të shkoj në Shqipëri sot pasi në të kundërtën nuk do të jem i besueshëm. Prandaj, është kënaqësi për mua që të takohem me homologët shqiptarë dhe të ndajmë së bashku historinë e së shkuarës dhe historitë e së ardhmes, - u shpreh kreu i Parlamentit Evropian.

schultz
 
I pyetur nga gazetari i A1 Report Arbër Hitaj, se a i ka mundësitë Shqipëria që këtë vjeshtë të hapë negociatat për integrimin në Bashkimin Evropian, Shulz u përgjigj: Është shumë shpejt!
 
“Përsa i përket gjysmës së dytë të vitit 2015, gjysma e dytë e vitit 2015 është shpejt, kështu që në këtë kuadër, dua t’i bashkohem asaj që u shpreh nga Kryetarit i Kuvendit, z. Ilir Meta dhe dua t’i shpreh gjithë mbështetjen time për reformat e ndërmarra në vend, reforma të cilat janë në proces e sipër. Është e rëndësishme që këto reforma të jetë efektive dhe të jenë të suksesshme. Përsa më takon mua, dua të theksoj se ju keni mbështetjen e plotë të Parlamentit tim, por ashtu siç e dini, Parlamenti nuk është i vetmi institucion i cili vendos për dhënien e një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Megjithatë gjatë gjysmës së dytë të këtij viti, do të promovojmë debatin pozitiv në mënyrë që të jepet një përgjigje pozitive, ndërkohë që për momentin nuk mund t’ju jap një përgjigje pozitive”
, u shpreh Shulz.

Në përgjigje të së njëjtës pyetje, për kreun e Kuvendit Meta “Shqipëria tashmë është në rrugën e duhur”
 
“Shqipëria tashmë është në rrugën e duhur dhe natyrisht që për ne më e rëndësishme është të avancojmë në mënyrë sa më të shpejtë dhe më konkrete për reformën e drejtësisë, ku kërkohet kontributi i të gjithëve dhe besoj se hapja e negociatave pastaj do të jetë më e thjeshtë dhe do të kemi më shumë përkrahje nga Parlamenti Europian, por dhe nga vendet anëtare", u shpreh kryeparlamentari Meta.

Shulz në fjalën e tij u përshëndeti edhe marrëveshjen e vendeve Europiane me Greqinë, cfarë sipas tij ndikon pozitivisht edhe për Shqipërinë. Ndërsa lëshoi apel ndaj klasës politike shqiptare, që debatet e brendshme mos t’i transferojnë në parlamentin europian, por t’i zgjidhin në parlamentin shqiptar.
 
"Ndërkohë, sa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare, lidhur me marrëdhëniet ndërmjet Parlamentit të Bashkimit Europian dhe Parlamenti të Shqipërisë. Më duhet të nënvizoj që në shumë raste, debatet dhe fryma e brendshme e diskutimeve ndërmjet partive politike këtu në Shqipëri transferohet në Bruksel dhe në Strasburg. Ndërkohë që problemet dhe debatet e brendshme duhet të mbeten këtu në Tiranë, ku duhet të gjejnë një zgjidhje, dhe jo të transferohen në Bruksel”, tha Shulz.

Video/ Takimi i Shulz me Meten ne kryesine e Kuvendit

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)