Rastësitë ndonjëherë janë me të vërtetë të çuditshme. Arnold Schwarzenegger Sylvester Stallone janë gjendur së bashku në të njëjtin spital për të kuruar lëndimet e pësuara në shpatull gjatë xhirimeve të filmave të tyre. Ata kanë nisur duke bërë shaka mbi këtë fakt si dhe duke shkruar në sitet e tyre. Dy aktorët do të jenë së bashku për të interpretuar në filmin “ The Tomb”. Ata mbahen mend si ikona të filmave aksion, megjithatë thuhet se fansat janë pak skeptikë për performancën që ata do të kenë në këtë film.