'S'do ju zhgënjejmë', Rama me të rinjtë e 'Gati për Shqipërinë': Të hapim një kapitull të ri për sportin universitar, e kemi diskutuar dhe me rektorët

Është zhvilluar sot sesioni i 7 online mes kryeministrit Edi Rama me aplikantët për nismën "Gati për Shqipërinë". Gjatë takimit online theksi u vu dhe të një kapitull i ri për sportin universitar.  Kjo synohet të arrihet në mandatin e tretë të qeverisë ndërsa Rama tha se një gjë të tillë e ka diskutuar edhe me rektorët.

"Duam të prezantojmë një projekt sporti. Duam të zhvillojmë kanotazhin shqiptar duke nisur nga universitetet", thanë dy prej aplikantëve.

"Këtë temë kemi pasur diskutim dhe me rektorët e universiteteve. Bora si zv ministre që mbulon rininë  ka edhe këtë detyrë që të hapë një kapitull të ri për sportin universitar. Jam i bindur se sdo ju ndahet vetë tani", nënvizoi Rama.

Duke dëgjuar të rinjtë dhe idetë e tyre Rama tha se do të vijojnë me fazat e tjera të takimeve, ndërsa u ka premtuar të rinjve se nuk do ti zhgënjejnë nga pikëpamja e respektit dhe kujdesit. Se çfarë projekti do të konkretizohen tha Rama, kjo mbetet për t'u parë në vazhdim.

"Po vazhdojmë këto sesione për të vazhduar të gjithë që kanë shprehur interes, nuk mbaron takimi pa i dëgjuar të gjithë, jam këtu në shenjë respekti. Numri i të interesuarve është më i madh se çe kemi pritur. Mbas kontaktit të parë bëhet edhe skedulimi i takimeve. Për mua personalisht edhe për të tjerët është si të thuash shprehej besimi derisa keni marrë mundimin ta bëni këtë hap. Shpresoj që nga pikëpamja e respektit dhe kujdesit nuk do iu zhgënjejmë. Si do materializohet mbetet për tu parë, tha Rama.

Ndërkohë ai ka njoftuar se vijojnë aplikimet për këtë platformë. 

"Sesioni i Shtatë. Vijojnë prezantimet e aplikantëve për nismën Gati Për Shqipërinë. Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta.Ndërkohë aplikimet vazhdojnë të priten në adresën gatipershqiperine.al", shkruan kryeministri.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja