‘Së bashku mposhtim COVID’ Blinken: SHBA i dhuron Kosovës 500.000 doza Pfizer! Dhurata përfaqëson lidhjet e palëkundura mes njerëzve tanë

‘Së bashku mposhtim COVID’ Blinken: SHBA i dhuron Kosovës 500.000 doza Pfizer! Dhurata përfaqëson lidhjet e palëkundura mes njerëzve tanë

Foto ilustruese

SHBA do t’i dhurojë Kosovës 500,000 doza vaksinash Pfizer. Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken thotë se tashmë me këto doza është afruar me 20% qëllimi i vaksinimit. Blinken nënvizon se kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëknudura midis njerëzve të dy vendeve.

‘Sot SHBA dhuroi këstin e parë prej 500,000 doza Pfizer për Kosovën, duke e sjellë atë 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të saj të vaksinimit. E dhënë përmes COVAX, kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura midis njerëzve tanë. Së bashku mund ta mposhtim COVID-19.’- shkruan Blinken.

Në Kosovë mbërriti sot kontingjenti i parë i vaksinave Pfizer, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky kontingjent prej 35.100 dozash të vaksinës kundër koronavirusit, është në kuadër të donacionit prej mbi 500.000 vaksinave që SHBA-ja do të dhurojë për Kosovën, përmes programit COVAX, që ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave për shtetet e varfra.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë