Se keni vendosur ende ç'të vishni për Vit të Ri, ja disa sugjerime nga stilistja Stela Sallaku

Se keni vendosur ende ç'të vishni për Vit të Ri, ja disa sugjerime nga stilistja Stela Sallaku

Modelët dhe stilistja Stela Sallaku

Me ardhjen e festave, një dilemë e madhe që shoqëron përgjithësisht vajzat, por edhe djemtë është pikërisht veshja gjatë ndërrimit të viteve. Për  emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv, stilistja Stela Sallaku ka dhënë disa alternativa si për vajzat, për djemtë por edhe për fëmijët e vegjël. Nëse përgjithësisht janë ngjyra e kuqe dhe xixat apo shkëlqimi që mbizotërojnë në veshjet e Krishtlindjes apo Viti të Ri, këtë vit sipas stilistes Stela Sallaku janë paraqitur nëpër sfilata ngjyra që mund ti cilësojmë edhe si të mërzitshme. Sallaku tregon gjithashtu edhe disa mënyra si të kombinojmë këto ngjyra në mënyrë që të dukemi sa më bukur.

Është për tu habitur sepse këtë vit janë paraqitur nëpër sfilata nuanca nga ato që i quajmë të mërzitshme ose gjysheje, që fillojnë nga kafja, jeshilja e ullirit dhe pastaj kalojmë në ekstremin tjetër, fosforeshentet.  Këto ngjyra kanë pak vështirësi në kombinim sepse mund të na rrisin pak në moshë, të na tregojnë më të shëndoshë. Ideja është të përplasim nuancat dhe printet e shumta pa krijuar përplasje.Në rast se kemi një shtat të shkurtër është e këshilluëshme që të zgjedhim pantallona kauboj që ti japim gjatësi këmbës dhe elegancë.Pellushi është ai që na plotëson gjithë veshjet e mbrëmjes. Mund ta përdorim në ngjrën kafe apo të murrmë në varësi të tipareve.

Stela Sallaku, stiliste

Stilistja Stela Sallaku ka menduar gjithashtu edhe për djemtë duke dhënë disa alternative se si mund ti kombinojnë ata disa veshje për natën e ndërrimit të viteve.

Për sa i përket veshjeve të djemve jemi në sezonin më të bukur për meshkujt sepse golfet janë ato që po preferohen dhe që janë sugjeruar më shumë, të kombinuara gjithmonë me një plaë pantallona kaki ose kafe në varësi të tiparev të djalit. Mund edhe të guxojmë duke nxjerrë paksa çorapet, sidomos kur atjo janë me printe ose me ngjyra të bukura. Këtë vit edhe pantallonat me kuadrate janë shumë në modë dhe të përshtatshme edhe për tu veshur gjatë ndërrimit të viteve. Veshjes mund ti shtojmë gjithashtu edhe një aksesor që vihet në brez.

Stela Sallaku, stiliste

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxx: 26/12/2018 18:47

    Mendou per Monika Kryemadhin se na hapi barkun me sto veshje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare