Kërkesa e Viktor Ymerit, i akuzuar për vrasje, për të dalë nga 41 biss, u shqyrtua sot në Gjykatën e Posaçme.
“Nuk e kuptoj arsyen përse SPAK më ka futur në 41 biss dhe përse trajtohem ndryshe nga të tjerët”, është shprehur Ymeri.
Gjatë seancës me dyer të mbyllura ai është shprehur: “kam tërë jetën burgjeve dhe më duket sikur nuk kam qenë ndonjëherë i lirë. Ato pak muaj qe më nxorën jashtë burgut, më bënë shumë keq se m’u vërsul i gjithë shteti mbi shpinë derisa më gjetën një pretekst për të më futur prapë në burg. Më mirë mos të kisha dalë fare se nëse nuk do kisha dalë nuk do isha në këtë proces”.
Gjatë këtyre akuzave dhe pasi nuk mundën ta qetësojnë, gjykata ka urdhëruar policinë ta largojnë të akuzuarin nga salla, sikurse thonë burimet për gazetaren Anila Hoxha.
Në maj të këtij viti, ministri i Drejtësisë njoftoi se pranoi kërkesën e SPAK për të mbyllur në regjimin e ashpër 41 biss tre të burgosur që dyshohej se vazhdonin të mbanin kontakte me anëtarë të grupit jashtë qelive, mes tyre Ymerin. Vlonjati Viktor Ymeri, nën akuzë për vrasje dhe Eldi e Klement Çala nën akuzë për grabitje me dhunë iu ndërpre komunikimi me të burgosurit e tjerë.
Viktor Ymeri i njohur ndryshe dhe si “I forti i Vlorës”, bëri 25 vite burg për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës. Pasi vuajti dënimin, Ymeri u lirua nga burgu në vitin 2019, por u rikthye sërish në burg në dhjetor të vitit 2020, pasi SPAK rihapi hetimet për dy ekzekutimet e bujshme në 2005-ën, të Vajdin Lame dhe Klodian Saliut.
Ymeri është shpallur fajtor si një ndër autorët e kësaj vrasje. Për këtë ngjarje ai dyshohet të ketë tentuar që të përfitojë nga skema e mashtrimit me kartelën e përgatitur nga dy zyrtarët e burgut të Peqinit që u arrestuan së fundmi./ Marrë nga TCH
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.4%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2265
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
VKM/ Tirana do të organizojë Kongresin Botëror të së Drejtës në 2027, qeveria lëvron fondin 150 milionë lekë
29 Janar, 18:15
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
Burg i hapur ‘hotel’ për ata që kanë edhe 2.6 vit burg/ Zbulohet kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë: Vetëm për ata me 1 vit izolim, kritere të forta
29 Janar, 14:04
-
Arben Ahmetaj nuk është pentito
29 Janar, 13:08
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Nuk u plotësua trupi gjykues, GJKKO shtyn seancën ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, SPAK e akuzon edhe për Inceneratorin e Tiranës
29 Janar, 11:10
-
Zgjedhjet/ SPAK zbardh strategjinë e luftës kundër krimit elektoral! Ja plani i masave, ngrihet Task Force, Dumani në krye! Platformë denoncimi për qytetarët
29 Janar, 10:05
-
Krimi shtetëror i 21 janarit, vëllai tjetër i Hekuran Dedës shkon në SPAK: T'ia lëmë drejtësisë! Shpejt jep llogari grupi i zjarrit (VIDEO)
29 Janar, 08:04
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
‘Studio Live’/ Prerja e fondeve nga SHBA? Beqiri: SPAK do fuqizohet më shumë me Trump! Merkoçi: Fondet janë prerë, Sorosi ka hyrë thellë në drejtësi
28 Janar, 19:01
-
Beqiri në Report Tv: Për 21 janarin ka prova të reja, Berisha urdhëroi krimin! Çoi truprojën me 300 mijë euro te familja e Hekuran Dedës që t’i blinte heshtjen
28 Janar, 18:44