Nuk është e thjeshtë edhe kjo periudhë e pritjes së ëmbël, megjithatë si Luizi, ashtu edhe Kiara, mezi po presin të bëhen prindër të një vajze. Siç tregoi ai, i ftuar në “Më lër të flas”, ka dashur gjithmonë të jetë baba i një vajze, ndaj me zor pret ta ketë në krahë vogëlushen e tij.
Megjithatë, mes shumë sfidave të tjera, Luizi tregon edhe si po shkon edhe gjetja e emrit të vajzës. I pyetur nga vëllezërit Veshaj nëse e kanë zgjedhur emrin me të cilin do ta pagëzojnë vogëlushen e tyre, ai tregoi se emri i parë që i vjen në mendje është “Skedina” – që askush të mos ketë mundësi ta kapë kurrë.
“Kur po i mendoj këto gjëra, më vjen natyrshëm të them “dua t’ia vë emrin Skedina, mos ta kapë kurrë askush”. Por pjesa më e bukur është kur të thotë bashkëshortja, Kiara në këtë rast: “Zemër, si do ia vëmë emrin?” Të pyet kot. Çfarëdo që të thuash ti, e ka ndarë ajo, të lodh kot, sa për të thënë që “ta dhashë një alternativë”. Kështu që duhet të pyesni Kiarën. Unë Kiarës i kam thënë “vetëm të jesh ti mirë, të jetë vajza mirë. Unë nuk do e thërras kurrë në emër. Sido që t’ia vësh ti, ajo do jetë gjithmonë princesha e babës…“
luiz legjenda placin kush te ka inat drite je drite
Përgjigjuna plasi K….
PërgjigjuI dhe fort tani sa pate mundesi se ska per te ta dhene me vone or teeeejjjjj
Përgjigju