'S'e vrava unë'/ Gjykata 40 ditë burg ekzekutorit të kushëririt në Shkodër (Priten rezultatet e ekspertimit)

SHKODER-Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur sot masën e sigurisë arrest me burg me afat 40 ditë për Marash Arrajn, i dyshuar si autor i vrasjes së kushëririt të tij Lazer Arraj.

Prokurorja e çështjes Esmeralda Ndoci kërkoi këtë masë sigurie me afat për të pritur aktet e ekspertimit të rrobave dhe prova të tjera plotësuese.

Në sallën e gjyqit i dyshuari nuk ka pranuar akuzat ndaj tij duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen. Por gjyqtarja e çeshtjes Ermira Dedja vendosi ta lerë në burg 40 ditë sipas kërkesës së prokurorisë.

Viktima Lazer Arraj

55-vjeçari Lazer Arraj u gjet i vrarë në fshatin Palaj në zonën e thellë të Shoshit në qarkun e Shkodrës në Malësinë e Dukagjinit tre ditë më parë ndërsa ishin nipërit e tij që jetojnë në fshat të parët që e panë dhe lajmëruan policinë. Për vrasjen si të dyshuar kryesor policia arrestoi kushëririn e tij, Marash Arraj duke deklaruar se shkak ka qenë një konflikt i vjetër.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 24/10/2019 12:03

    Gezoj rrespekt per report tv. Nuk me Duket e drejt qe thoni ekzekurori dmth Fakt i kryer,mund te thoni i dyshuari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)