Komisioni i Politikës së jashtme do të zhvillojë sot një seancë dëgjimore me dy kandidatët e rinj për ambasador.
Sipas axhendës së komisionit është parashikuar që seanca dëgjimore të zhvillohet me Ilir Melon, kandidat për Ambasador në Republikën e Kroacisë dhe Ilir Abdiun, kandidat për Ambasador në Mbretërinë e Suedisë, rezident, si dhe Ambasador në Republikën e Finlandës, në Republikën e Islandës dhe në Mbretërinë e Norvegjisë ku nuk do të jetë rezident.
Seanca e sotme pritet që të ketë debate, pasi çështja e ambasadorëve ka disa muaj që ka hasur një ngërç, i cili nuk ka gjetur zgjidhje as nga takimi që Kryeministri Rama ka zhvilluar disa muaj më parë me presidentin Nishani.
/Shqiptarja.com