Seanca e posaçme, Ruli: Opozita
nuk do të votojë pr.ligjin e turizmit

Seanca e posaçme, Ruli: Opozita<br />nuk do të votojë pr.ligjin e turizmit
TIRANE - Opozita nuk do ta votojë projektligjin e ardhur nga qeveria për turizmin i cili do të diskutohet ditën e hënë në seancë plenare. Vendimi i të djathtëve është konfirmuar nga nënkryetari i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese Genc Ruli pas mbledhjes së komisionit, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura. Ruli argumenton se kartoni kundër i demokratëve do të vijë për shkak se opozitës nuk i është dhënë koha e mjaftueshme për vërejtjet. Deputeti demokrat shton se edhe për mbledhjen e mbajtur këtë të premte  opozita nuk ishte njoftuar.
 
“Të krijohet një mbledhje urgjente e komisionit por pa lajmëruar asnjë nga deputet e opozitës kështu që ne edhe këtë mbledhje morëm pjesë vetëm pjesërisht, sa deklaruam qëndrimin tonë. Një urdhër politik i ardhur befas nga lart i bekuar dhe nga Rama dhe nga Meta bëri që edhe komisioni, të vihen edhe ata në pozitë qesharake dhe detyrohen të pranojnë një ligj të për të cilin ata kanë pasur një mori vërejtjesh deri më sot. Ne nuk e votojmë këtë ligj sepse ligji në vetvete në variantin që erdhi nuk ishte i përshtatshëm për tu miratuar, për më tepër ne nuk duam të legjitimojmë një procedurë komplet të pasinqertë”, u shpreh Genc Ruli, nënkryetar i komisionit t veprimtarisë prodhuese
 
Nga ana tjetër kryetari Shalsi hodhi poshtë pretendimin e opozitës kur tha se kolegët e tij opozitar kanë marrë njoftim për mbledhjen. Shalsi u shpreh me tej se ky projektligj është miratuar ditën e martë dhe deri më tani nuk ka ardhur asnjë amendament nga demokratët.
 
“Po e konsideroj një keqkuptim atë që deputet e opozitës thanë në lidhje me informimin. Informimi është bërë ditën e martë në drekë për mbledhjen e darkës së orës 8. Ligji është miratuar konform procedurave parlamentare. Çdo deputet apo 1/4 e anëtarëve të komisionit dhe çdo komisioni parlamentar kanë të drejtë të therrasin dhe të hedhin në votim variantet e paraqitura. Kemi një variant të paraqitur nga qeveria ndërkohë që ju siguroj që nuk ka asnjë amendament të propozuar me shkrim nga asnjë deputet i veçantë”, tha Eduard Shalsi, kryetar i komisioni të Veprimtarisë Prodhuese.
 
“Nuk mund të mbahet peng një ligj, një reformë kaq e rëndësishme në sektorin e turizmit për 2-3 amendime që është shumë-shumë me të njëjtën logjik që thotë opozita, që në mbledhjen e par në shtator ne jemi gati të bëjmë amendimet, t’i kalojmë në parlament dhe ta përmirësojmë”, u shpreh deputeti socialist Artan Gaçi.
 
Një ditë më parë Konferenca e Kryetarëve vendosi me konsensus që ditën e hënë ora 17 të mbahej një seancë e posaçme për miratuar projektligjin për turizmin.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'