Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, deklaroi se nuk sheh asnjë arsye që seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës të mos përfundojë me sukses, ndërsa theksoi se përgjegjësia për krijimin e institucioneve i takon partisë fituese, Lëvizjes Vetëvendosje.

I pyetur për negociatat mes Vetëvendosjes dhe LDK-së lidhur me postin e presidentit, Hamza tha se PDK nuk ka qenë pjesë e asnjë diskutimi për ndarjen e posteve institucionale.

"Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është konsistent, do të thotë ne kemi shkuar në takim, nuk kemi pasur, nuk kemi garuar ne kush të bëhet, kush në cilën pozitë të bëhet. Kemi garuar edhe kemi kërkuar votat e qytetarëve të Kosovës me një program çka për ekonominë, çka për drejtësinë, çka për energjinë, çka për infrastrukturën, çka për anëtarësimet, këto kanë qenë temat", u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Kosovë/ Nis seanca konstituive e Kuvendit, pritet zgjedhja e kryeparlamentarit të ri