Seanca maratonë, PS-LSI: Hetimi 
ndërkombëtar i CEZ antikushtetues

Seanca maratonë, PS-LSI: Hetimi <br />ndërkombëtar i CEZ antikushtetues
TIRANE - Mazhoranca unifikoi qëndrimet në Kuvend, gjatë debatit për hetimin e CEZ-DIA, duke e cilësuar antikushtetues kërkesën e opozitës për hetimin ndërkombëtarë të çështjes, pas rrëzimit të kërkesës një jave më parë në Kuvend.

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim u shprehën se kërkesën e opozitës e pamundëson Kushtetuta, neni 148 i saj, ku parashikohet që në Shqipëri, Prokuroria shqiptare është i vetmi organ që duhet dhe që mund të ushtrojë hetimin dhe të përfaqësojë akuzën në gjyq. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi se hetimin e çështjes nga një trupë e huaj e pengon ligji themeltar i shtetit. Por, në emër të grupit parlamentar të LSI, ai propozoi ndryshimin e Kushtetutës, duke shfuqizuar dispozitën që nuk lejon hetimin ndërkombëtar.

“Jemi njohur këtu me artikulimin e qartë dhe të plotë të kryetarit të komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafa, për pengesat serioze dhe të pakapërcyeshme kushtetuese lidhur me ngritjen e komisionit, pengesa të cilat e bëjnë kushtetutshmërisht të pamundur ngritjen e një komisioni të tillë. Kjo pengesë kërkon njëkohësisht zgjidhje të detyruara që kalojnë nga rruga e Kushtetutës”, u shpreh Vasili. 

Të njëjtin arsyetim, për antikushtetushmërinë e kërkesës së opozitës, përcolli edhe kryetari i komisionit parlamentar të ligjeve, Fatmir Xhafa. Ai tha se projektligji i propozuar nga opozita bie ndesh me nenin 148 të Kushtetutës. 

Ora 21:00 Gjiknuri-Pollos :Dëshmo në Prokurori
Ndërkaq, krahas sherrit për hetimin e akuzës, në qendër të debateve mes mazhorancës dhe opozitës është rikthyer edhe emri i Kastriot Ismailajt. Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo akuzoi ministrin e Energjetikës, Damian Gjiknuri për përfshirje në aferën CEZ, duke propozuar për kryetar të ERE-s një person të lidhur me Ismailajn.

Ministri Gjiknuri reagoi duke deklaruar se çështja është nën hetim. Ai akuzoi Genc Pollon për “plane biznesi” me Ismailajn dhe e sfidoi atë që të dëshmojnë bashkë më prokurori. 
"Meqe më përmendet emrin, sepse nuk kisha ndërmend të reagoja. Në fakt, ti je personazh për ato filmat e Woodi Allen, sepse fatkeqësisht mendja të shkon aty aq sa të implikosh veten. E para, njëherë the një të pavërtetë sepse Kastriot Ismaili është në burg pikerisht gjatë kohës së qeverisjes sonë dhe po hetohet. Hetimi është i thellë, unë inkurajoj prokurorinë që të vazhdojë thellë, madje të të thërrasë edhe ty dëshmitar sepse kam përshtypjen se ke një njohje goxha të mirë me Kastriot Ismailajn, ke patur edhe një plan biznesi me të. Unë shpresoj dhe jam i gatshëm që si unë e si ty, kushdo, të shkojmë në prokurori dhe të tregojmë veten se çfarë lidhje kemi pasur me Kastriot Ismailajn. Ju inkurajoj dhe kjo nuk ka nevojë për ekspertë ndërkombëtarë, as për hetues ndërkombëtar. Ka nevojë për një njeri të guximshëm që të shkojë kështu siç jeni ju që folët shkoqur dhe qartë e pa letër, të jepni shpjegimet se çfarë njohjeje keni patur dhe a keni ndonjë njohje. Dua ta thuash këtu: keni njohje me Kastriot Ismailajn?! Po ose jo?! Të mbetet këtu rekord dhe dikush do ta ballafaqojë! Po pate guximin thuaje po."-tha Gjiknuri

Ora 20:35 Pollo: Gjiknuri i përfshirë në aferën CEZ
Emri i Kastriot Ismailajt është rikthyer në diskursin politike mes maxhorancës dhe opozitës.Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo akuzoi ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknuri për përfshirje në aferën CEZ, duke propozuar për kryetar të ERE-s një person të lidhur me Ismailajn.

Ora 19:52 Berisha: Drejtësia e Ramës njëlloj si e Hoxhës, ç'pësuan etërit e pësofshin bijtë
Lidhur me cështjen e hetimit ndërkombëtarë apo të çështjes CEZ Berisha në një replikë me deputetin Pandeli Majko i cili e shtoi voton kundër kërkesës së PD tha se drejtësia që kërkon Rama është që Armandi të dalë jashtë viktimat brenda.

Ai akuzoi maxhorancën se po harton një reformë në drejtësi krejtësisht klienteliste për të rehabilituar, sipas tij, njerëz të drejtësisë të lidhur me qeverinë dhe me Partinë Socialiste.

“Ne jemi dhe do ta provojmë këtë, për një reformë në drejtësi, por jo reformë ku rehabilitohet miku i Fatmirit se po i mbaron mandati apo Dvoran militanti”, tha Berisha.

Ish-kryeministri mbylli fjalën e tij duke deklaruar se do të bënte gjithçka “që atë që pësuan etërit ta pësojnë edhe bijtë”, duke iu referuar këtu dënimeve të dhëna nga drejtësia gjatë periudhës që Berisha ishte president, për ish-funksionarë të regjimit komunist.

"Nuk kam gjë tjetër për të thënë veçse e pësofshin bijtë siç e pësuan etërit se drejtësia e Ramës është njëlloj si ajo e Hoxhës"- tha Berisha

berisha

Ora 19:00 Xhafaj: Projektligji bie ndesh me nenin 148 të Kushtetutës
Projektligji i opozitës, u rrëzua nga maxhoranca në Komisionin e Ligjeve, por kjo nuk i ka penguar deputetet e djathtë të shpalosin dhe një herë argumentat pro këtij hetimi ndërkombëtarë. Për maxhorancën ky hetim shkel kushtetutën, por kryetari i Komsionit të Ligjeve njëherësh i reformës në drejtësi Fatmir Xhafa ka qenë i ashpër dhe ndaj Prokurorisë së Përgjithshme.

“Personalisht do ta mbeshtesja nje hetim të fortë mbi CEZ. Pse sa herë që flitet mbi CEZ mendja më shkon simotrat e saj KESH, OST, ALBETROL Doganat tatimet  dhe të tjera të këtij lloji janë bërë lopë rrace korrupsioni made in Albania cka do të thotë se disa prej tyre kanë kaluar aty duke i mjelur. Do të kisha pas dëshirë që prokuroria e vendit tim ti dalë për zot një hetimi të tillë për fat të keq kjo s'ka ndodhur as s'mund të ndodhë sot. Arsyeja eshte e njohur për të gjithë Prokuroria e sotme s'ka këllqe të mbajë një barrë të tillë por as tremb një të tillë por as nuk tremb më njeri. Projektligji bie ndesh me nenin 148 të Kushtetutës, ku parashikohet që në Shqipëri, Prokuroria shqiptare është i vetmi organ që duhet dhe që mund të ushtrojë hetimin dhe të përfaqësojë akuzën në gjyq. Parashikohet se Republika e Shqipërisë, në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, u delegon kompetenca për çështje të caktuara, por vetëm tek organizata ndërkombëtare dhe në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare”, reagoi Xhafaj.

Fjala e Fatmir Xhafes ne Kuvend per "CEZ-in"

xhafaj

Ora 18:45 Halimi:PS nuk do hetimin e CEZ-it
"Ne kemi kërkuar një hetues apo trupe hetuesisht ndërkombëtarë nga Shtetet e Bashkuara ose Bashkimi Europian dhe nëse nga hetimi nuk rezulton vepër penale, atëherë çështja mbyllet këtu. Trupa ndërkombëtare do të hetojë, mbledhë prova dhe t’i administrojë ato, por për kërkimin e masës së sigurisë dhe procedura të tjera duhet të koordinohet me Prokurorin e Përgjithshëm”, deklaroi Halimi.

“Partia Socialiste e rrëzoi këtë projektligj për pesë arsye. 1- do që të bëjë një hetim të kësaj afere, por gjoja nuk e lejonte Kushtetuta dhe ne donte që të shkelej Kushtetuta. Ky pretendim është fals. Projektligji nuk shkel Kushtetutën sepse ndjekjen penale do ta bëjnë autoritetet shqiptare, prokurorët e huaj do të bëjnë vetëm hetim. Nëse ka vepër penale ngrijta dhe gjykimi do të bëhet sipas Kushtetutës, prokurorët e huaj duhet të zbatojnë një për një nenet dhe ligjet shqiptare dhe çdo veprim procedurial do të merret nga shqiptarët. E dyta, sipas PS, është se duan ta hetojnë kreun e PS por kanë merakun e sovranitetit shqiptar. Edhe ky pretendim është fals sepse nuk ka lidhje në prekjen e asnjë sovraniteti. E treta, sipas PS, nuk e votojnë sepse bllokohen hetimet e nisura dhe se ne, Partia Demokratike e bëjmë këtë për të bllokuar hetimet ndaj Ramës dhe Metës dhe nuk duam që ata të hetohen.

Ky argument bie dhe është naiv. Të thuash që PD nuk do që të hetohet Meta dhe Rama, është qesharake. E katërta, PS thotë se nuk janë hetuar nga ndërkombëtarët çështje të tjera që janë aferë dhe as këtë nuk do ta hetojnë. PS është shumicë, të miratojë një ligj dhe të hetojë çdo aferë që të dojë. E pesta, PS thotë se nuk e voton sepse reforma do të hetojë edhe CEZ-in dhe se zbardhjen e kësaj çështjeje do ta bëjnë sapo të miratojmë reformën në drejtësi. As kjo nuk qëndron dhe është qesharake”, 
deklaroi Halimi.

halimi

Ora 18:00 Rama hyn në Kuvend
Seancës i është bashkuar edhe kryeministri Rama i cili duket se është kthyer nga vizita e tij njëditore në Paris.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!