Në seancën e jashtëzakonshme për presidentin, kryeministri i Kosovës Albin Kurti nënvizoi fundin e afatit kushtetues për zgjedhjen, ndërsa tha se Vetëvendosja s’i ka ikur asnjëherë përgjegjësisë.
“Sot kemi mbërritur në fund të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Dështimi e dërgon vendin në zgjedhje të reja, që do të ishin të pestat me radhë prej 16 muajve. Pra pothuajse çdo stinë të vitit do të kishim zgjedhje. Zgjedhjet e reja do të frenojnë punën e qeverisë. Akuzat se Vetëvendosja ikën nga përgjegjësia nuk janë të vërteta. Nuk ka pasur as në mars të vitit 2021, as në shkurt të këtij viti, asnjë vonesë, asnjë ngurrim dhe asnjë shmangie në marrjen e përgjegjësive për të qeverisur. Kjo është e matshme dhe e verifikueshme”, tha Kurti.
Lajmi kryesor:
Kuvendi i Kosovës/ Opozita bojkoton seancën për presidentin, Kurti akuza: Nuk ndërmori iniciativa për zgjedhjen! Konjufca e Kollçaku tërheqin kandidaturat








