Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi parashikon rënien e qeverisë Rama sot.
 
Blushi e lidh rënien e qeverisë Rama me datën 11 prill, ditën e vdekjes së Enver Hoxhës.
 
Ish-deputeti i PS, shprehet se sot është dita kur do të bien enverucët, halat, ngjalat, hardhucët, merlucët dhe derrkucët.
 
Parlamenti do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të tentuar ngritjen e komisionit “ad hoc” për vettingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa opozita nuk do të marrë pjesë në seancë.

Statusi i Ben Blushit
11 PRILL DITA E ENVERUCËVE
Sot është 11 prill, dita kur bie Enveri, kur zakonisht bëhen bashkë natyra dhe nderi.
 
Sot bien enverucët, halat, ngjalat, hardhucët, merlucët dhe derrkucët!



dy.b/shqiptarja.com