Seanca për vulën, Berisha protestë para Gjykatës së Lartë! Militantët bllokojnë e rrugën! Mbajnë ‘1 minutë heshtje’ para selisë së PS-së

Në momentet kur në Gjykatën e Lartë po shqyrtohej se çdo do të ndodhte me vulën e PD, Sali Berisha kishte thirrur një protestë.

Thirrjes iu përgjigjen disa qindra militantë, të cilët që në orët e para të mëngjesit bllokuan rrugën në kryqëzimin që lidh rrugët ‘Ibrahim Rugova’ dhe ‘Myslym Shyri’, një prej kryqëzimeve me trafikun më të ngarkuar në Tiranë.

Vetë drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, përfshirë kreun e uniformave blu të kryeqytetit tentuan të negocionin me drejtues të Rithemelimit që rruga të lirohej për lëvizjen e qytetarëve, por pa sukses.

Me letër në dorë, duke lexuar çdo rresht të fjalimit të tij Berisha iu drejtua protestuese me akuza të rënda ndaj gjykatave në vend, të cilat sipas tij i kanë marrë vulën e PD.

“Me gjykata hitleri, me gjykata putini, me gjykata Enver, kjo gjykata mbrapa nesh vegël e Edi Ramës, po përdoret për të masakruar arritjen më të madhe të shqiptarëve, simbolin e pluralizmit politik- tha Berisha.

Pas fjalimit Berisha i pari dhe pas tij të tjerët u ulën në trotuarin përballë Gjykatës së Lartë.

Pushimi në trotuar zgjati pak minuta, ndërsa i la vendin marshimit drejt selisë së Rithemelimit.

Se sa e shoqëronin ish Kryeministrin Report Tv e tregoi me këto pamje ekskluzive me dron.

Marshimi pati vetëm një ndalesë, Selinë e Partisë Socialiste, e cila ishte rrethuar nga forca policie. Nuk pati asnjë fjalë para selisë rozë, teksa Berisha e militantët qëndruan 1 minutë në heshtje.

Mbërritja në Selinë e PD shënoi edhe fundin e protestës. Ish Kryeministri Berisha tashmë do të duhej të ndiqte me kujdes një tjetër seancë gjyqësore që e lidh drejtpërdrejtë, atë për arrestimin e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:00
FOTOLAJM/ Berisha me militantët i shkon Ramës tek zyra e PS-së: Do protestojmë dhe në kryeministri

 

Pas gati një orë protestë Berisha i pasuar nga një grup militantësh ndaluan për të protestuar disa minuta para selisë së PS-së që drejtohet nga kryeministri actual Edi Rama

Reagimit të një gazetari se zyra e Ramës është në kryeministri Berisha u përgjigj: “Nëse mendon se ai qëndron kur protestohet. Edhe atje do të protestojmë”

Forcat e policisë ishin vendosur kordon por nuk pati incidente vetëm disa tymuese.

Ora 10:18
Report Tv sjell pamjet ekskluzive me dron, pak militantë në protestën e Berishës

Report Tv ka sjellë pamjet me dron nga protesta e Sali Berishës para Gjykatës së Lartë, ku po mbahet seanca për vulën e PD-së.

Në pamjet e ekskluzive të siguruara nga Report Tv, shihen një numër i paktë militantësh në mbështetje të Rithemelimit.

Pasi protestuan para Gjykatës së Lartë, protestuesit e Berishës marshuan nga Selia e PS-së e më pas në bulevard për të shkuar në selinë e Rithemelimit.

 

Ora 10:06
VIDEO/ Berisha ulet këmbëkryq para Gjykatës së Lartë, Noka dhe Boçi 'i mbrojnë krahët'

Sali Berisha krah Luan Boçin dhe Flamur Nokën u ulën në trotuar për disa minuta në shenjë proteste para gjykatës së Lartë.

Më pas në orën 10:00 ka lëvizuar nga ambientet ku po mbahet protesta.  

Në protestë ishin dhe Belind Kellici, Klevis Balliu, Tomorr Alizoti, Lindita Metalia, Elda Hoti.

1703667677_saliberisha.jpg

Ora 09:45
Argita Malltezi i bashkohet sërish protestës së babait para Gjykatës së Lartë

Argita Malltezi, tashmë po shfaqet gjithmonë e më shumë publikisht, në mbrojtje të të atit. Këtë të mërkurë, është shfaqur para Gjykatës së Lartë, për të protestuar për marrjen e vulës së PD.

Argita u shfaq edhe në protestën e kaluar, kur Kuvendi autorizoi SPAK për arrestimin e Berishës.

Që pas masës së arrestit ndaj bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezit, për aferën e privatizmit të ish-kompleksit sportiv 'Partizani', Argita është shfaqur gjithmonë në protestat e Sali Berishës.

Ora 09:20
Protesta e Rithemelimit te Gjykata e Lartë, Tonin Vocaj kërkesë Nokës: Lironi rrugën, s'keni marrë leje për bllokim

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj i ka kërkuar deputetit të Rithemelimit, Flamur Nokës që të lirojnë rrugën para Gjykatës së Lartë.

Noka: Kam që në 8 e 30 me stafin këtu dhe duhet të kishit liruar rrugën. Kemi marrë leje. Bashkia duhet të kishte marrë masa.

Polici: Mirë është që t’i lëmë këto makina të kalojnë. Nuk kam ardhur që të bëjë debat. Të kishit liruar rrugën, se ka trafik. Unë kaq mund t’ju them”, tha punonjësi i policisë. 

Në Policinë e Tiranës nuk ka qenë e sanksionuar bllokimi i rrugës. Sipas burimeve të policisë, protesta do të zhvillohej në hapësirën e trotuarit, rreth parkut Rinia, pa penguar qarkullimin.

Fillimisht është tentuar komunikim me përfaqësuesit e Rithemelimit përmes zv/drejtorit të Policisë së Tiranës, Luigj Vathi, sipas protokollit zyrtar dhe më pas vetë kryepolici Tonin Vocaj. Deri tani nuk ka dakordësi për hapjen e rrugës për të rikthyer qarkullimin.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus intensifikimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus intensifikimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian