Rreth 40 avokatë në Lushnjë braktisën seancat gjyqësore. Ky vendim vjen pasi vendimi i qeverisë për ngritjen e caktimit të pagës në profesionet e lira prek edhe ata.

Në shenjë proteste ata nuk do të zhvillojnë asnjë séance gjyqësore veç atyre të caktimit të masave të sigurisë.

Ata shprehen se do të vazhdojnë protestat e tyre deri në uljen e kufirit të pagës minimale.

Edhe në Fier avokatët protestuan, duke bojkotuar seancat gjyqësore civile dhe penale.

Rreth 60 seanca gjyqësore të planifikuara për ditën e sotme në Gjykatën e Fierit u shtynë.

Duke respektuar parimet penale dhoma e avokatisë ka caktuar një avokat të gatshëm për seancat për masë sigurie, ndërsa do të penalizohet cdo avokat që shkel urdhrin e Dhomës Kombetare të Avokatisë nëse merr pjesë në seancat e ditës së sotme.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)