Seanca gjyqësore për Valdet Tafhasaj dhe Fatlind Cenaj të cilët përfaqësoheshin nga avokati Leroy Jones. në Mbretërinë e Bashkuar është shtyrë për shkak të mungesës së pëkthyesit në gjuhën shqipe.
Sipas mediave britanike në seancë ishte i përfshirë vetëm përkthyesi italian i cili ka komunikuar vetëm me njëri prej të pandehurve që ishte njohës i kësaj gjuhe. Edhe pse ai ka tentuar të përkthejë konumikimin për shokun e tij, seanca ka dështuar.
Në përfundim të seancës, kur është vendosur për shtyrja e saj me qëllim prezencën e një përkthyesi shqiptar, gjykatësit kanë përdorur “Google Translate” për t’ua komunikuar të pandehurve.
Komente
