Të shtëna në Seattle. Autoritetet flasin për të paktën tetë të plagosur dhe një të vdekur ndërsa agresorët kanë mundur të largohen. Gjithçka ndodhi në një zonë të populluar dhe shumë e vizituar nga turistët.

Në mesin e tetë të plagosurve nga të shtënat është edhe një djalë 9-vjeçar në gjendje të rëndë.

Nga të plagosurit edhe një grua 55-vjeçare është në gjendje kritike për jetën.

Sulmi u krye përpara një ‘McDonald's’.

Nga videot - tha policia - tregohet se agresorët kanë qenë më shumë se një. Policia ndërkohë vazhdon me hetimet dhe fton këdo që ka video t’i dorëzojë.