Sebastian Kurz fitoi bindshëm zgjedhjet në Austri. 'Partia Popullore e Austrisë' fitoi 37% të votave

Sebastian Kurz fitoi bindshëm zgjedhjet në Austri. 'Partia Popullore e Austrisë'  fitoi 37% të votave

Partia Popullore e Austrisë (ÖVP), e ish-kancelarit Sebastian Kurz ka fituar bindshëm zgjedhjet parlamenetare në Austri. Sipas rezultateve të para jozyrtare, kjo parti ka fituar rreth 37% të votave që do të thotë rreth 5% më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Ndërsa partia e dytë në këto zgjedhje është SPÖ, me rreth  22%, që do të thotë se kjo parti ka shënuar rezultatin më të dobët në historinë e zgjedhjeve parlamentare në Austri. Partia djathtiste FPÖ ka rënë nën 10% të votave, që do të thotë se ka shënuar një rënie prej më shumë se 6%. Ekologjistët kanë fituar më shumë se 14%, që do të thotë një rritje prej 4%. Ndërsa partia liberale Neos ka arritur rreth 7,5% të votave, që është një shtim prej rreth 2,5%.

Negociatat do të zgjasin disa muaj?

Partia ÖVP ka nevojë për një partner të ri në koalicionin qeverisës. Sebastian Kurz deri tani nuk ka bërë të ditur se në cilin krah politik do të kërkojë partnerin e ri - në krahun e djathtë apo të majtë politik. Ai thotë se do të bisedojë me të gjitha partitë. Vëzhguesit thonë se negociatat për koalicionin e ri mund të zgjasin me muaj të tërë. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanë qenë të domosdoshme për shkak të „aferës Ibica“, të ish-liderit të FPÖ Heinz-Christian Strache. Pas publikimit të një video ku ai shihet t’i ketë premtuar oligarkëve rusë favore, nëse ata e ndihmojnë në zgjedhje, Sebastian Kurz ka prishur koalicion me këtë parti. Qeveria e Kurzit ishte në pushtet 18 muaj. Prej majit të këtij Austrinë e drejton një qeveri kalimtare, e  drejtuar nga kancelarja Brigitte Bierlein.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve mund të ndryshojnë, pasi që të hënën priten edhe votat me postë. Në Këto zgjedhje kanë konkurruar tetë parti. Të drejtën e votës kanë pasur shtetasit e Austrisë mbi moshën 16 vjet. Për parlamentin e ri do të zgjidhen 183 deputetë, ndërsa mandati i tyre zgjatë pesë vjet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja