SEECP, Bushati: Po nuk u hetua
Kumanova rrezikohet integrimi

SEECP, Bushati: Po nuk u hetua<br />Kumanova rrezikohet integrimi
TIRANE - Ka nisur në Tiranë Konferenca Rajonale e Ministrave te jashtem te Procesit te Bashkepunimit të Evropës Juglindore në kuadër të kryesisë së kësaj iniciative nga Shqipëria.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë ka folur në samitin e SEECP ku ka thënë se duhet një hetim i plotë për ngjarjet në Kumanovë, pasi në të kundërt kjo do të përbëjë një rrezik për integrimin në rajon.
 
Ky reagim i Bushatit erdhi menjëherë pas qëndrimit që mbajti Ministria E jashtme e Maqedonisë e cila e dënoi vendimin e kryeministrit Rama për të vendosur Veton ndaj Maqedonisë në integrimin e saj në strukturat e NATO-s.
 
 “Duhet të lëmë mënjanë mosmarrëveshjet e të shkuarës. Duhet të punojmë për të krijuar një të ardhme të përbashkët për integrimin e rajonit. Bashkimi Europianë është synimi ynë i përbashkët dhe ndasitë e të shkuarës janë pengesa kryesore në këtë drejtim. Të bëjmë më shumë që çështjet në Maqedoni të zbardhen, të zgjidhim mosmarrëveshjet, siguria e çdo vendi të jetë e pandashme nga siguria jonë. Ne kemi kërkuar që ngjarjet të hetohen plotësisht, në mënyrë të besueshme dhe transparente. Pikërisht në këtë sfond, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të intensifikojnë përpjekjet e përbashkëta brenda kuadrit të procesit të Berlinit.

Të gjitha bllokadat, kërcënimet për bllokime dhe deklaratat për justifikime false të mungesës së mbështetjes dhe kundërshtimit të antarësimit të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Europian që vijnë nga jashtë, janë kundër vlerave europiane dhe nuk kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin në rajon” – tha Bushati

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…