SEECP, Kosova me të drejta të
plota, Meta: Vendim i rëndësishëm

SEECP, Kosova me të drejta të<br />plota, Meta: Vendim i rëndësishëm
TIRANE -Ka pefunduar samiti 2 ditor i programit të bashkëpunimit të Europës Juglindore, ku një vendim i rëndësishëm me unanimitet ishte pranimi i Kosovës si shtet me të drejta të plota. Vendim që mori edhe aprovimin e palës serbe. Ndërsa nuk munguan as deklaratat politike nga pala maqedonase, ku kryetari i parlamentit maqedon Veljanovski tha se operacioni i policisë në Kumanovë ishte profesinal. 

Dita e dytë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore ju kushtua sesionit parlamentar te vendeve pjesëmarrëse. Pavarësisht se një pjesë e konsiderueshme e kryeparlamentarëve nuk morën pjesë për shkak të angazhimeve, gjatë takimit u dhanë mesazhe të rëndësishme.
 
Në fund të takimit palët ranë dakort, që Kosova të jetë shtet pjesëmarrës me të drejta të plota në SEECP, nisëm që mori edhe miratimin e Serbisë . Kjo arritje e deklaratës me 20 pika fokusuar në cështjet e bashkëpunimit rajonal, u përshendet nga Kreyatri i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeparlamentari Ilir Meta.

“Është kënaqësi e veçantë që të uroj pas përfundimit të Sesionit të Dytë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z. Kadri Veseli, për këtë arritje mjaft të rëndësishme, të cilën do ta konsideroja historike për integrimin e Kuvendit të Kosovës në institucionet rajonale, sikurse është sot deklarimi me konsensus i këtij Sesioni dhe i kësaj Asambleje për të pranuar Kosovën me të drejta të barabarta në të gjitha aktivitetet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Mendoj që është një arritje domethënëse e cila do t’i shërbejë të ardhmes, por edhe kontributit konstruktiv për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të përshpejtuar integrimin evropian të rajonit tonë. Edhe unë do të doja të shprehja edhe një herë tjetër vlerësimin tim që tashmë angazhimi i përhershëm i Kosovës në këtë Asamble Parlamentare do të rrisë kontributin e saj në të gjithë këto procese kyçe rajonale për të forcuar stabilitetin dhe për të përshpejtuar integrimin evropian. Por falënderimi i takon të gjithë vendeve anëtare, të gjithë përfaqësuesve dhe natyrisht që një falënderim i takon edhe delegacionit të Serbisë për sjelljen konstruktive”, tha Meta.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…