Goditja e ekonomisë nga COVID, Sejko: Më e forta e dy dekadave të fundit! Mucostepa: Bankat vonojnë garancinë sovrane, ka pasur burokraci (VIDEO)

Në një deklaratë për mediat, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se për shkak të pandemisë ekonomia shqiptare do të pësojë tkurrjen më të madhe ekonomike në këto 2 dekada. Sejko tha se sistemi bankar është shumë I ndërgjegjshëm për rolin e tij në këtë situatë të jashtëzakonshme dhe për këtë bankat pranuan moratoriumin për shtyrjen e kredisë.  Në lidhje me garancinë sovrane është një paketë fantastike por zbatimi I saj po bëhet ngadalë pasi duhen interpretuar proceset për të vazhduar me pagesën e pagave. Ai tha se numri i aplikimeve është dyfishuar që nga java që shkoi dhe mendoj se do të shohim efektin e parë për pagesën e pagave në fund të muajit maj

Përhapja ë pandemisë masat e kujdesit kanë sjell një rënie të kërkesës për mallra dhe shërbime dhe tkurrje të prodhimit. Ekonomia pritet të pësojë një rënie të fortë që nuk i kemi përjetuar dy dekadat e fundit , rritje të papunësisë dhe ulje të konsumit. Rënia e të ardhurave, përkeqësimi i likuiditetit do të përkeqësojnë stabilitetin financiare. Masat kërkojnë përgjigje koherente. Stimujt fiskal dhe monetar janë instrumente kryesore për të nxitur kërkesën agregate dhe likuiditetin në ekonomi. Kemi marrë masa për të furnizuar me para ekonominë duke iu përgjigjur kërkesës në rritje për para. Kemi hequr kufijtë sasior për të marrë hua për likuiditet tek bankat. Deri më tani kanë përfituar 20 mijë biznese nga shtyrja e pagesës së kësteve të kredisë, dhe janë shtyrë mbi 2 mld euro kredi. Biznesi duhet të jetë i kujdesshëm dhe përballja me këtë krizë do të jetë në përmasa ekzistenciale”, tha Sejko.

Sipas Guvernatorit 5 janë sfidat kryesore që ka sjellë kjo pandemi globale.

Sfida e 1 përballimi i emergjencës shëndetësore. Sfida e 2 është rishikimi modelit të biznesit, secili nga ne mund të bëjë të mundur zhvendosjen e biznesit online. Sfida 3 ruajtja e likuiditetit për bizneset pasi sfidat e gjetën të papërgatitur. Biznesi duhet të tregohet I kujdesshëm në përdorimin e likuiditetit dhe të marrë parasysh situatën. Sfida 4 ruajta e kapaciteteve prodhuese të ekonomisë. Klientët në vështirësi financiare duhet të mbështeten me likuiditet, dhe klientët më në vështirësi mund të mbështeten me një shtyrje të radhës së ristrukturimit të kredisë Sfida e 5 ruajta e stabilitetit monetar të vendit, sektori bankar do i mbështes bizneset por kërkon bashkëpunimin e biznesit. Ndërsa stabiliteti financiar është i panegociueshëm I bankës së Shqipërisë”, tha guvernatori.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:53
Mucostepa: Janë mbyllur 60 mijë vende punë, të ardhurat e bizneseve rënie me 50 % (VIDEO)

Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Ines Mucostepa deklaroi se deri më tani të ardhurat e bizneseve kanë rënë me 50% , ndërkohë që janë mbyllur mbi 60 mijë vende pune.

“Kjo pandemi dhe masat po japin efekte të mëdha ekonomike. Rënia ekonomike mund të konsiderohen recension i vërtet. Eksportet kanë rënë për shkak të rënies së kërkesës. Kjo krizë pritet të sjell edh rënie të investimeve dhe më pak vende të punës. Pritet të ulen edhe remitancave. Pasojat e krizës janë të gjithanshme dhe po e ndjejnë të gjitha bizneset. Shqipëria pritet do të godite edhe më shumë për shkak të turizmit. 20% e PBB mbulohet nga turizmi I cili mori goditjen e dytë fatale pas tërmetit. Ndërmarrjet prodhuese mungesë furnizimi nga importi, anulim kontratash dhe asnjë kontratë të reja. Deri më tani ka shkuar në 60 mijë numri i vendeve të punës të mbyllura. Të ardhurat e bizneseve raportohet se kanë rënë me 50% , ndërsa shitjet e tyre kanë rënë me 70%”, thekson ajo.

Ora 11:45
Garancia e parë sovrane, Mucostepa: Bankat vonojnë dhënien e kredisë, ka pasur burokraci (VIDEO)

Në takim me guvernatorin Gent Sejko dhe me kryetarin e Shoqatës së Bankave Sivlio Pedrazzi, ku u diskutua për marrëdhënien midis biznesit dhe bankave kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Ines Mucostepa ka kërkuar shtyrje deri në një vit për pagimin e kësteve të kredisë, për shkak të ndikimit negativ të pandemisë. Mucostepa tha se bankat nuk kanë paguar menjëherë garancinë sovrane dhe se ka pasur burokraci.

Paketat janë të vonuara dhe më shumë sociale, bizneset po hezitojnë të përdorin garancinë pasi I druhen sekuestrimi të aksioneve në rast se nuk kanë fuqi paguese. Bankat nuk kanë paguar menjëherë ka pasur burokraci. Jemi në pritje të një pakete të tretë tërësisht për biznesin që të rris fuqinë e tyre likuiditetit. Duhen ndërmarrë veprime të shpejta dhe më efektive dhe të ofrohet më shumë likuiditet si vendet e rajonit. Banka e Shqipërisë të shtyjë më shumë këstet e afateve të kredisë. Banka e Shqipërisë duhet të krijojë mundësinë për bankat e nivelit e dytë për të ristrukturuar kreditë. Kërkojmë shtyrje nga 6 muaj deri në 1 vit kërkojmë miratimin e dytë të garancisë sovrane, duhet të jetë e pakufizuar dhe të përmbush nevojat për likuiditet, dhe të ketë tarife interesi jo më shumë se 0.2%.  Kërkojmë ristrukturim të kredive për të gjitha bizneset deri në 5 vite dhe të mos aplikohen penalitete”, u shpreh Mucostepa.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja