Niveli i huave me probleme në Shqipëri pritet të bjerë në 15% në vitin 2016, ka deklaruar guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në Forumin 21-të të Evropës Qendrore dhe Lindore në Vjenë, organizuar nga Euromoney. Niveli i huave me probleme ra në 20 përqind në fund të nëntorit 2015, nga 25%, citohet Sejko nga Reuters.

Për sa i përket efekteve të politikës shtrënguese monetare të ndjekur nga Banka e Rezervës Federale, Guvernatori u shpreh se me përjashtim të çmimit të naftës këto politika nuk pritet të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm në ekonominë shqiptare.