/ATSH/- Java që vjen do të jetë vendimtare për zgjedhjen e emrit të ri që do të drejtojë Bankën e Shqipërisë, pas shkarkimit në shtator të 2014-ës së Ardian Fullanit nga Këshilli Mbikqyrës.
Gent Sejko duket se do të jetë Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë vendosi me konsensus të pranojë dekretin e Presidentit për emërimin e tij në krye të Bankës duke ja dërguar atë Parlamentit për votim në seancë plenare të së enjtes që vjen.
Kandidati për guvernator i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, prezantoi të premten platformën e tij përballë deputetëve të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë. Sejko tha se prioriteti i tij do të jetë transparenca dhe mbrojtja e interesave të konsumatorëve.
Rëndësi i dha edhe rikthimit të besimit dhe të imazhit të këtij institucioni, pas skandalit të vjedhjes së 713 milion lekëve. Sejko theksoi se do të kërkonte vlerësimin e dokumentave dhe pasqyrave financiare, për të parë nëse është e saktë vlera e zhdukur nga thesari, e po ashtu edhe nëse nxjerrja e përgjegjësive është bërë si duhet.
Gent Sejko u zgjodh në dhjetor anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, duke marrë mbështetjen si të shumicës ashtu dhe të opozitës, ashtu si] ndodhi këtë të premte në komisionin e Ekonomisë. Nisur nga kjo votimi në sencë plenare të enjten që vjen duket se do të jetë thjesht një formalitet. Sejko, i propozuar nga presidenti Bujar Nishani vjen pas një karriere të gjatë në sektorin Bankar dhe atë financiar.
/Shqiptarja.com