Sejko:Kompani të mëdha zotërojnë
një numër të madh kredish të këqija

Sejko:Kompani të mëdha zotërojnë<br />një numër të madh kredish të këqija
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Sejko në një intervistë tek "5 pyetje nga Babaramo pranoi se në Shqipëri ka një numër kompanisht të cilat zotërojnë pjesën më të madhe të kredive të këqija.

Këto kompani mbajnë peng edhe zhvhillimin ekonomik, prandaj sipas tij do të ndërhyet për ti mbyllur ose për ti mbështetur për tu zhvilluar"Një pjesë e madhe e kompanive të mëdha zotërojnë kredi të kqëija"-tha Sejko

Kreditë e këqija janë një moment i vështirë? Për të inkurajuar apo dekurajuar kreditimin sa është niveli i tyre?
Niveli përsëri është e lartë 20.2.  20.3 %.afërsisht 20%

Cka ndodhur me 5% banka ka pastruar bilancet dhe ata quhen të humbura? 
Jo të humbura por të fshira, kto kredi bankat i kanë hequr nga bilanci, në cdo rast rimarrje kalojnë në të ardhurat e Bankës.Kjo ka ndikuar në rënien e kredisë së keqe.Stoku total i redisë ka pasur një rritje. Fshirja e kredive të këqija nga bilanci ka ndikuar në uljen e kredisë së këqë ka përmisuar treguesin e Bankës.

Në pamje të parë duket se 5% është fshirë dhe gjithcka vazhdon normalisht. Mos egziston mundësia të jënë fshirë shumë më tepër kredi të këqija dhe të vazhdojë të rriten numri i kredive të këqija. Jemi në këtë rast?
Jo nuk jemi në këtë rast. Shifra përfaqëson shumë element. Mjafton regjenerimi i kredisë së mirë.

Projektligj që pretendohet ti japë zgjidhje kredive të këqij. Si do funksionojë?
Nuk është projektligj është paketë masash që ndikon gjithë situatën. Në rradhë të parë është ligji për falimentin është kryesorë, ligji me rregjistrimin e pasurive të patundshme, ekzekutimin e kolateralit dhe shumë akte të tjera.Në esencë në një terren si shqipëria bankat janë parë si institucione kapitaliste në sensin pezhorativ , sikur kanë para, kjo ka krijuar disavantazh dhe ka ndikuar në sipërmarrje

Me këtë paketë ligjore çfarë parashikon?
Ndihmon në trajtimin ligjor korrek për klientët dhe bankat. Cdo ndryshim ligjor do japë impaktin e tij.nëse një klient nuk kthen kredinë dhe lë peng atëherë bankës i lind e drejta ti marrë para në këtë rast funksionimi notrmal

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)