Sejko në Forumin "Euromoney": Synim reduktimi i parasë cash (VIDEO)

TIRANE - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka marrë pjesë në Forumin për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, nga ku ka theksuar se ekonomia shqiptare ka vazhduar trendin pozitiv, dhe se pritshmëritë janë për përmirësim të mëtejshëm. Sejko ka shtuar se Shqipëria është në hapat e parë drejt “ndërkombëtarizimit” dhe ka mjaft potencial për t’u shfrytëzuar.

Sipas tij edhe diaspora ka një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, teksa ka theksuar se sfidë për Shqipërinë është edhe integrimi në tregjet ndërkombëtare.

Gjatë takimeve nuk ka mbetur pa përmendur edhe reduktimi i qarkullimit të parasë cash, duke kërkuar që edhe institucionet të ndërmarrin politika dhe strategji, që stimulojnë publikun në përdorimin e mundësive të pagesave elektronike.  Guvernatori Sejko u shpreh se politika monetare stimuluese e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka rezultuar e përshtatshme në mbështetjen e rritjes ekonomike të vendit dhe ruajtjen e stabilitetit financiar.

Synimi takimeve të zhvilluara ishte prezantimi i sektorëve të ekonomisë shqiptare dhe diskutimi mbi mundësitë e tërheqjes së investimeve të huaja në vend.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqip: 16/01/2020 14:51

    Doni t na merni leket me ligj tani vampira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen