Rritet norma bazë e interesit nga 0.5% në 1%, BSH: Lufta në Ukrainë ka tronditur tregjet e huaja, çmimet e larta deri në 2023! Do ulet konsumi e ngadalësohet ekonomia

Pas dy vitesh në nivelin e ulët historik Banka e Shqipërisë ka vendosur të rrisë normën bazë të interesit nga 0.5% që ishte në 1%. Shkak për këtë sipas guvernatorit Gent Sejko është përpjekja për të ruajtur stabilitetin e çmimeve, pasi lufta Rusi-Ukrainë, ka tronditur tregjet ndërkombëtare.

'Ecuria e inflacionit në Shqipëri është ndikuar nga rritja e çmimeve të artikujve ushqimorë, të naftës, dhe të kostove të prodhimit e të transportit. Ecuria e mëtejshme e çmimeve do të përcaktohet nga intensiteti dhe kohëzgjatja e këtij konflikti, nga ndikimi që ai do të ketë mbi çmimet dhe tregtinë ndërkombëtare, si dhe nga qëndrueshmëria e rritjes ekonomike në vend.'- tha Sejko.

Rritja e normës bazë sipas guvernatorit do të amortizojë pjesërisht goditjen që vjen nga shtrenjtimi i produkteve, por nëse konflikti zgjat banka do të shtojë ndërhyrjet duke shtuar likuiditetin në treg. Rritja e inflacionit do të reduktojë konsumin dhe do të ngadalësojë rritjen ekonomike.

'Të dhënat që vijnë nga tregjet e huaja sinjalizojnë se çmimet në tregjet ndërkombëtare do të vijojnë të mbeten të larta gjatë viteve 2022 dhe 2023”, tha Sejko.Këto çmime të larta do të gërryejnë fuqinë blerëse të familjeve dhe do të shoqërohen me ngadalësim të ritmit të rritjes në rang botëror. Për rrjedhojë, projeksionet globale të inflacionit për dy vitet në vijim janë ri-parë për lart, ndërsa projeksionet e rritjes ekonomike janë ri-parë për poshtë. Përditësimi i parashikimeve afatmesme tregon se ekonomia shqiptare do të vuajë pasojat e goditjes.  Rritja e çmimeve në tregjet botërore dhe reduktimi i kërkesës së huaj, do të shoqërohen me norma më të larta inflacioni dhe rritje më të ngadaltë ekonomike krahasuar me vlerësimet tona të mëparshme. Sipas skenarit bazë të parashikimeve, inflacioni do të luhatet rreth nivelit 5-6% për pjesën e mbetur të vitit 2022. Më tej, me qetësimin e pritur të tregjeve ndërkombëtare, inflacioni pritet të vijë në rënie gjatë vitit 2023 dhe të kthehet në objektiv në tremujorin e fundit të tij.'- u shpreh Sejko.

I pyetur nga Report TV për luhatjet në kursin e këmbimit dhe zhvlerësimin e lekut, Sejko u tha se erdhi si pasojë e pasigurisë që shkaktoi lufta, dhe pranoi se BSH ka ndërhyrë në treg për të stabilizuar situatën.

 

I.K/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Riku: 23/03/2022 20:44

    Ky tipi ka 5 heret e fundit qe e mbaj mend qe del me Ramen ne deklarata dhe thote rritja aktuale eshte ngadalesuar pak per shkak te termetit... covidit... rritjes se cmimit te karburantit... uljes se cmimit te sutjenave... etj... ama 6 majorin e dyte rritja ekonomike parashikohet 4% 5% 6% 7% etj... eshte here e pare qe pranon zymtesine edhe per te ardhmen duhet te jete shume rende puna...sa ti terheqe veshin rama e te dale perseri me parashikimet super optimiste 10% rritje

    Përgjigju
  • Qobani: 23/03/2022 17:44

    Kur jam kan nji vakt i ri,shkojsha nëpër darsma,sevdalit vallzojshin,disa nga gjelozija thojshin,po kcejn si me kan federa qysh spo lodhen,Evlad për momentin jemi në shkalltë e Sojit te federat,në industri kta po kryjkan shum punë,vazhdojm tu tje

    Përgjigju
  • Alb: 23/03/2022 16:37

    Nuk na ka faj ukhaina por shteti i korroptum shpiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike