Sekretari amerikan Blinken: Do të ketë një Ukrainë të pavarur "shumë më gjatë" sesa do të ketë një Vladimir Putin

Sekretari amerikan Blinken: Do të ketë një Ukrainë të pavarur

Sekretari amerikan i SHBA-së, Antony Blinken, tha se do të ketë një Ukrainë të pavarur për "shumë më gjatë" sesa një Vladimir Putin, gjatë një interviste me Wolf Blitzer të CNN.

“Para së gjithave, do të ketë një Ukrainë, një Ukrainë të pavarur shumë më gjatë se sa do të ketë një Vladimir Putin. Në një mënyrë apo tjetrën, Ukraina do të jetë atje dhe në një moment Putini nuk do të jetë”, tha Blinken. 

Blinken tha se SHBA po përpiqet të parandalojë sa më shumë vdekje dhe shkatërrim që të jetë e mundur tani.

“Pyetja e vërtetë është se sa vdekje dhe shkatërrim është shkaktuar nga agresioni rus ndërkohë, dhe kjo është ajo që ne po punojmë sa më shumë që të mundemi për të kufizuar, për të ndaluar, për t'i dhënë fund luftës që Rusia po kryen.”, tha Blinken. “Ne po e bëjmë këtë përmes mbështetjes që po i ofrojmë Ukrainës çdo ditë. Ne po e bëjmë këtë me presionin që po ushtrojmë kundër Rusisë çdo ditë.”
 


Lajmi kryesor:

Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset