Foto:Pete Hegseth
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth gjatë një konferenca për shtyp, tha se “sot do të jetë sulmi më intensiv i SHBA-së ndaj Iranit”.
“Më shumë luftëtarë, më shumë bombardues, më shumë sulme”, u shpreh shefi i Pentagonit.
Ndër të tjera ai shtoi gjithashtu se “Irani ka qëlluar numrin më të vogël të raketave në një periudhë 24-orëshe që nga fillimi i luftës”.
Hegseth u pyet edhe në lidhje me degradimin e aftësive të Iranit për raketa dhe dronë, pas raportimeve se ato janë zvogëluar me 90%.
“Kjo nuk do të thotë që forcat iraniane nuk do të jenë në gjendje të qëllojnë raketa, por shifrat pasqyrojnë ‘efikasitetin’ e sulmeve amerikane”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Irani/ Pentagoni: Që nga fillimi i luftës janë plagosur 140 ushtarë amerikanë! Mister mbi minat në Ngushticën e Hormuzit, Trump: I kemi shkatërruar












