Sekretari amerikan i Mbrojtjes i vaksinuar me 3 doza infektohet me COVID: Kam simptoma të lehta, do izolohem në shtëpi
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin njoftoi se është infektuar me COVID-19. Njoftimi vjen ndërsa varianti shumë ngjitës Omicron po përhapet në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Nëpërmjet një deklarate, shefi i Pentagonit njoftoi se kishte simptoma të lehta të sëmundjes dhe se do të qëndronte në shtëpi për pesë ditët e ardhshme.
Austin tha se është plotësisht i vaksinuar dhe se kishte marrë edhe një dozë përforcuese, dhe kjo ishte arsyeja sipas tij që infeksioni ishte shfaqur tek ai në një formë të butë.
“Vaksinat funksionojnë dhe do të vazhdojnë të jenë kërkesë shëndetësore në ushtri. Unë do të vijoj të inkurajoi të gjithë ata që kualifikohen për një dozë përforcuese ta marrin një të tillë", thuhej gjithashtu në deklaratën e sekretarit të Mbrojtjes.
Austin tha se ishte takuar së fundmi me Presidentin Joe Biden më 21 dhjetor, më shumë se një javë para se t'i fillonin simptomat, dhe se ai kishte rezultuar negativ për virusin mëngjesin e asaj dite.
Sekretari i Mbrotjes tha se do të vazhdojë të kryejë detyrat e të marrë pjesë në takime e diskutime virtuale, për aq sa është e mundur. Austin është zyrtari më i fundit i lartë amerikan që infektohet me COVID-19.
Së fundmi disa ligjvënës kanë rezultuar pozitivë për virusin ndërsa në tetor Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, njoftoi se ishte infektuar me COVID-19./VOA/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.7%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 924
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump thotë se marrëveshja për shitjen e TikTok te një kompani amerikane do të arrihet para të shtunës
31 Mars, 16:56
-
Roli sekret i SHBA në luftën e Ukrainës kundër Rusisë
31 Mars, 16:00
-
Arrestohet kryebashkiakja e New Jersey/ Drejtonte automjetin e dehur, dalin pamjet kur rrëzohet para policëve (VIDEO)
31 Mars, 14:15
-
Lufta në Ukrainë/ Presidenti finlandez: 20 prilli është kohë e mirë për një armëpushim të plotë dhe pa kushte
31 Mars, 11:31
-
Kanadezët bashkohen kundër Donald Trump! Kryeministri: SHBA-të nuk janë më një partner i besueshëm
31 Mars, 11:02
-
Somali/ SHBA nis sulm ajror kundra shtetit islamik
31 Mars, 10:16
-
Rihapet çështja e vrasjes së ish-Presidentit të SHBA Kennedy, thirret për dëshmi regjisori Oliver Stone krijuesi i filmit që u tentua të ndalohet
31 Mars, 09:54
-
Musk shpërndan çeqe prej një milion dollarësh për votuesit, shfaqja e fundit e pronarit të 'X' (VIDEO)
31 Mars, 09:34
-
Trump 'zbutet' me Putin: Nuk mendoj se s'do ta mbajë fjalën! Kërcënon Zelenskyn: Do të ketë probleme të mëdha nëse tërhiqet nga marrëveshja për mineralet e rralla
31 Mars, 08:45
-
Kryeministri i Groenlandës i prerë: Nuk i përkasim askujt tjetër, SHBA nuk do të na marrë kurrë
31 Mars, 08:35
-
Trump-Starmer bisedë telefonike! Në fokus të diskutimeve, marrëveshja tregtare SHBA-Britani dhe Ukraina
30 Mars, 22:34
-
Elon Musk zbulon datën kur do largohet nga "DOGE"
30 Mars, 21:58