Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mattis
ultimatum NATO:Shtoni shpenzimet

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mattis<br />ultimatum NATO:Shtoni shpenzimet
Sekretari amerikan i mbrojtjes James Mattis i ka dhënë ultimatum Aleancës Euroatlantike duke e kërcënuar se SHBA do të reduktojnë mbështetjen për organizatën nëse anëtarët nuk respektojnë angazhimet e tyre ushtarake.

Shefi i Pentagonit konfirmoi ato çfarë ishin thënë nga presidenti Donald Trump në kohën e fushatës, duke u kërkuar vendeve aleate të shtojnë shpenzime.

Gjatë takimit në Bruksel me ministrat e mbrojtjes së 27 vendeve anëtare Mattis ka shprehur shqetësimin e tij duke thënë se SHBA për vite u ka bërë thirrje aleatëve të investojnë 2% të të ardhurave mbi mbrojtjen.

“SHBA nuk do të kujdeset për sigurinë e fëmijëve tuaj, këtë e bëni më mirë ju. Amerika do të përmbushë të gjitha përgjegjësitë e saj, por nëse shtetet tuaja nuk duan ta shohin Amerikën të moderojë angazhimet e saj ndaj aleancës, atëherë çdo kryeqytet juaji duhet të shfaqë mbështetjen ndaj mbrojtjes sonë të përbashkët”. mësohet të ketë thënë shefi i Pentagonit gjatë takimit me dyer të mbyllura.

Nga ana tjetër edhe  sekretari britanik i mbrojtjes Michael Fallon u shpreh se të gjithë anëtarët e NATO duhet të kontribuojnë me buxhet të barabartë duke shtuar se padurimi i Amerikës është nje realitet.

Pak kohë më parë  gjatë fushatës,manajti Trump e ka konsideruar NATO një organizëm të vjetëruar, ndonëse këto deklarata më vonë janë reduktuar duke e cilesuar 
gurthemel të bashkëpunimit trans-atlantik.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri