Sekretari amerikan i Shtetit Rubio, vizitë në Panama javën e ardhshme

Sekretari amerikan i Shtetit Rubio, vizitë në Panama javën e ardhshme

Marco Rubio

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të ndërmarrë javën e ardhshme vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit, duke përfshirë ndalesa në Panama, Guatemala, El Salvador, Kosta Rikë dhe Republikën Domenikane.

Kjo vizitë zhvillohet në kontekstin e përpjekjeve të Presidentit Donald Trump për të rikthyer kontrollin mbi Kanalin e Panamasë, një çështje që ka shkaktuar pakënaqësi në vendin qendroamerikan.

Presidenti Trump ka akuzuar Panamanë për mosrespektim të marrëveshjeve të arritura gjatë transferimit përfundimtar të kanalit në vitin 1999 dhe për lejimin e ndikimit kinez në operacionet e tij, akuza që qeveria panameze i mohon kategorikisht.

Gjatë turneut të tij, Rubio pritet të diskutojë çështje kyçe si lufta kundër migracionit të paligjshëm dhe forcimi i lidhjeve me vendet fqinje. Si bir i emigrantëve kubanë, Rubio synon të tregojë se politika "Amerika e Para" nuk është izolacioniste, por synon të adresojë çështje serioze që kontribuojnë në nivele të larta të migracionit.

Kjo vizitë pritet të zhvillohet nga fundi i janarit ose në fillim të shkurtit.

K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Trump urdhëron deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve për eliminimin e ish-presidentit Kennedy dhe Martin Luther King

Presidenti Trump urdhëron deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve për eliminimin e ish-presidentit Kennedy dhe Martin Luther King